Universiteti Mesdhetar çertifikohet për standardet e cilësisë nga Komisioni Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti Mesdhetar i pari Universitet në Shqipëri që merr këtë vlerësim.
Studentëve do ju njihen kreditet në vendet e BE-së

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë çertifikohet nga Komisioni Europian. Lajmin e bëri me dije Presidenti i këtij Univrsiteti Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli, gjatë një dalje për mediat. “Ky çertifikim na bën të ndjehemi krenarë për vlerësimin e marrë përsa i përket pjesëmarrjes, standardeve, cilësisë dhe mundësive për studentët dhe stafin akademik shqiptar në programin Erasmus+.Në datën 30 qershor 2023, Komisioni Europian ka njoftuar zyrtarisht Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë për fitimin e akreditmit dhe çertifikimit “ERASMUS CHARTER FOR HIGHER EDUCATION 2021-2027”, tha Angjeli
“ERASMUS CHARTER FOR HIGHER EDUCATION 2021-2027” (ECHE) ofron kuadrin e përgjithshëm të cilësisë për aktivitetet e bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar që një institucion i arsimit të lartë mund të kryejë në kuadër të Erasmus+.

“Ky akreditim mundëson gjithashtu zgjerimin e rrjetit të partneritetit të Universitetit Mesdhetar me të tjera Universitete europiane dhe më shumë mundësi për studentët dhe pedagogët tanë për të kryer një vit akademik ose një semstër në këto vende. Edhe pas këtij akreditimi ndërkombëtarizimi do të vijojë të mbetet prioritet yni, u shpreh Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Adrian Civici.

Zv. Rektorja e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Greta Angjeli theksoi se me këtë çertifikim çdo kredit që fiton një student i UMSH-së do të njihet njësoj edhe ne vendet e Bashkimit Europian.

“Për herë të parë, Komisioni Europian lejoi institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor të aplikonin për çertifikimin “ERASMUS CHARTER FOR HIGHER EDUCATION 2021-2027”. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është i pari institucion i arsimit të lartë që aplikoi për këtë çrtifikm dhe me krenari themi i pari në Shqipëri që e fitoi këtë vlerësim”, u shpreh Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Elton Skendaj.

Lexo edhe :  Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Ky lloj çertifikimi shërben si dokument akreditimi përsa i përket standardeve dhe cilësisë së IAL-ve në pjesëmarrjen e tyre në programet e BE-së dhe një tregues i qartë i standardeve europiane që aplikohen në UMSH ashtu si në të gjitha universitetet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është një institucion i cili ofron standardet më të larta në mësimdhënie, kërkim shkencor, dhe pjesëmarrjen në projektet dhe programet e financuara nga Komisioni Europian. Marrja e këtij çertifikimi nga UMSH do të shërbejë si një shtysë dhe motivim për të ofruar gjithmonë më të mirën për studentët dhe stafin akademik dhe një tregues se UMSH mbetet një nga portat kryesore të ndërtimit të së ardhmës Europiane të të rinjve shqiptarë.

Angjeli: Kjo çertifikatë pasaporta e cilësisë së Universiteit Mesdhetar të Shqipërisë këto 15 vjet

“Dhënia e kësaj çertifikate është me të vërtetë një pasaportë që i jepet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, si një ndër Universtetet në rajonin e Ballkanit”, u shpreh Angjeli në fjalën e tij. Sipas tij në këto 15 vite kjo është arritur, falë veprimtarisë së tij në fushën e edukimit në arsimin e lartë cilësisë dhe standardeve që ky Universitet ka aplikuar dhe aplikon në këtë fushë, falë punës dhe përkushtimit të stafit shkencor, falë pjesëmarrjes aktive në programin Erasmus dhe projekteve falë këtij programi, ku disa herë edhe lider I këtyre projekteve, përvecse partner. Ky çertifikim shënon një hap përpara në ndërkombëtarizimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, i cili pas 50 marrëveshjeve me institucione arsimore të rajonit dhe të botës merr dhe vulën e kësaj çertifikate kaq të rëndësishme për aktivitetin e tij, çka e bën Universitetin Mesdhetar në këto 15 vite një universitet Elite

Të fundit

Shtëpi bari në çdo cep, vjedhin edhe energji elektrike/ “Daily Record”demaskon shqiptarët

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit...

Zbulohet vullkani misterioz që “ngriu” tokën 200 vjet më parë

Në vitin 1831, një vullkan i madh shpërtheu aq fuqishëm sa arriti të ftohë klimën e tokës. Një ekip studiuesish ka ndihmuar në zgjidhjen...

Humbi në Gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orësh kërkime turistja austriake

Forcat e Policisë së Vlorës, pas shumë orësh kërkime, kanë gjetur turisten austriake, që kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit. Turistja është gjetur midis Gjirit...

SPAK çon për gjykim dosjen “Toyota Yaris”, merret i pandehur ish-kryeprokurori i Vlorës

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”, duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe...

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit,...

Lajme të tjera

Web TV