“Nuk je këngëtar, s’je për këtë punë”/ Mevlani zbulon debatin me Ronaldon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ditën e sotme ka qenë këngëtari dhe njëkohësisht edhe konkurrenti i Kepit të Vip-ave, Mevlan Shaba.

Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me këtë format dhe gjithashtu është ndalur edhe tek debati që ai pati me ish-banorin e Big Brother VIP,  Ronaldo Sharka.

Ronaldo nga jashtë është komplet tjetër njeri. Ky është problemi dhe mua më vjen keq që janë shumë personazhe publikë që e kanë këtë problem.

Gjithmonë përpara kamerave vendosin që të ofendojnë njerëzit duke i ulur që të ngrenë veten e tyre por kjo nuk mendoj që është një gjë e mirë nuk të sjell asgjë përveçse i humb pikë vetes tënde.

E njëjta gjë ka qenë edhe përballja jonë, nuk mund ta quaj një zënkë shumë të madhe pra një debat momental. Duke qenë se Ronaldo gjithmonë kritikon ish-konkurrentët e “Për’Puthen” që çfarë ke bërë ti dhe çfarë nuk ke bërë ti, nuk je këngëtar.

A ju ktheve me të njëjtën monedhë Ronaldos apo e ruajte pak taktin?

5 minuta para se të ndizeshin kamerat ishte duke kënduar një nga refrenet e këngëve të mija kështu që kjo më bezdis që ti para kamerave vjen dhe ofendo një njeri duke thënë që ti nuk je për këtë punë, për këtë zanat që ti je askushi.

Mendon që e bën për show më shumë?

Janë shumë njerëz si puna e tij që mendojnë se bëjnë show, mendojnë se ulin një njeri dhe ngrenë veten e tyre por harrojnë që fundosin veten e vet. Unë nuk varem nga Ronaldo.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV