“48 sekondat e tmerrit” që përjetuan pasagjerët e Titanit, çfarë ndodhi brenda Oqeanit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëndetësi Titan humbi kontaktet me anijen që ishte në sipërfaqe. Nëndetësja kishte për qëllim të vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, të vendosura pothuajse 4000 metra thellë në ujërat e Oqeanit Atlantik. Fatkeqësisht, të pesë pasagjerët në nëndetëse vdiqën nga një “shpërthim katastrofik”.

Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Inxhinieri spanjoll José Luis Martín, shpjegoi për “Nius” se çfarë mund të ketë ndodhur në këtë tragjedi.

Sipas Martín, zhytësi po zbriste me qetësi kur, në një thellësi prej rreth 1700 metrash, humbi stabilitetin “për shkak të një problemi elektrik” dhe u zhyt me shpejtësi drejt fundit të oqeanit, në një pozicion vertikal, “si të ishte një gur dhe pa asnjë kontroll”, për rreth 900 metra.

Titani shpërtheu midis 2500 dhe 2700 metrave thellësi, për shkak të presionit të miliona litrave ujë rreth tij.

“Nëndetësja zbret pa asnjë incident dhe në një plan horizontal derisa, në një thellësi prej rreth 1700 metrash, ndodh një defekt elektrik.

Nuk punon më motori dhe mungon shtytja. Ky është momenti kur Titani humbet komunikimin me Polar Price”, tregon Martin për mediumin e lartpërmendur.

“Titani ndryshon pozicion dhe bie vertikalisht si një shigjetë, sepse 400 kilogramët e pasagjerëve që ndodheshin në bord çekuilibrojnë nëndetësen. Imagjinoni tmerrin, frikën dhe agoninë e pasagjerëve. Duhej të ishte si një film horror”, vijon eksperti, i cili beson se gjithçka ka ndodhur brenda 48 dhe 71 sekondave të rënies së lirë.

Të fundit

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit,...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Lajme të tjera

Web TV