Deklaratë e Grupit Parlamentar të PS-së lidhur me ngjarjen në Fushë Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ne, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste përmes kësaj deklarate dëshirojmë t’i shprehim ndjesën më të sinqertë publikut për incidentin e fundit në të cilën janë përfshirë familjarët e një deputeti të grupit tonë parlamentar, forcës me progresiste në Shqipëri që është lokomotiva e modeleve më të mira të shoqërisë.

Veprimet e kryera nga ky grup ndaj dy qytetarëve dhe postimi i videos së dhunës po prej tyre  në rrjetet sociale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk pasqyrojnë vlerat apo parimet e partisë sonë. Ne distancohemi nga çdo akt dhune dhe i urojmë shërim të shpejtë viktimave të ngjarjes.

Ne e kuptojmë dhe bashkë ndajmë zemërimin dhe zhgënjimin që ndjen publiku në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Është thellësisht për të ardhur keq që ka ndodhur një akt i tillë, i cili është jo vetëm i  qortueshëm, e i pa denjë, por edhe tërësisht i  papranueshëm.

Akti i dhunës së verbër ndaj dy qytetarëve që po ushtronin të drejtën e tyre për të raportuar një ankesë në polici duhet të marrë përgjigjen e merituar ligjore.

Me keqardhje konstatojmë se reagimi i  policisë në adresimin e kësaj situate ishte i pamjaftueshëm dhe shprehim zhgënjimin që drejtësia nuk veproi me shpejtësi ashtu siç ne u kemi premtuar qytetarëve.

Ne kërkojmë një hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë mbi këtë ngjarje dhe u bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për kapjen e personave që janë ende në kërkim dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk i shpëton forcës së ligjit.

Si parti qeverisëse, ne jemi të përkushtuar të respektojmë parimet e drejtësisë dhe llogaridhënies. Për ne siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet mbi prioritetet, pasi rendi publik është kryefjala e një vendi që do të jetojë në paqe.

Ne i kërkojmë autoriteteve ligjzbatuese që të ndërmarrin të gjitha hapat dhe të marrin të gjitha masat që në të ardhmen incidente si këto të parandalohen dhe të ndërmerren veprime të menjëhershme kurdo dhe kudo që ato të ndodhin.

Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë më të thellë dy qytetarëve që iu nënshtruan këtij akti dhune barbare dhe urojmë shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Lexo edhe :  Shqiptarët nisin Vitin e Ri siç lanë atë të vjetrin, me vrasje e aksidente

Ne do të angazhohemi dhe do të punojmë pa u lodhur për të forcuar më tej besimin e publikut tek institucionet tona. Votëbesimi popullor që u konfirmua edhe në zgjedhjet e 14 majit na bën më të përkushtuar për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim si atyre që na votuan ashtu edhe atyre që nuk votuan për ne.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe çdokush që përpiqet të fshehë armët e dhunës pas flamurit të Partisë Socialiste nuk do të përkrahet.

Si grup deputetësh, kemi vendosur që gjysma e pagave tona të këtij muaji të shkojnë për kurimin e personit të lënduar dhe rehabilitimin e familjarëve të tij që kanë pësuar trauma nga pamjet.

Me shpresë që këto akte nuk do të përsëriten më dhe ligji do flasë vetëm gjuhën e së vërtetës, ne sigurojmë se do punojmë me ju dhe për ju për forcimin e mëtejshëm të Kodit Penal.

Të fundit

Berisha sot në SPAK, mbërrijnë protestuesit e parë para Prokurorisë së Posaçme

Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm...

6 Janar1838/ Samuel Morse prezanton në publik telegrafin

Sistemi i telegrafit i Samuel Morse, paraqitet për herë të parë në Nju Xhersi të SHBA-së. Telegrafi, një pajisje që përdorte impulset elektrike për...

Berisha niset drejt SPAK për “detyrim paraqitje”

Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha...

Balena me gunga që kapërceu tre oqeane për të bërë seks

Historia e pabesueshme e një balene mashkull me gunga, i cili udhëtoi më shumë se 13,000 km, nëpër tre oqeane, në pesë vjet, vetëm...

Lojëra fati në lokal, dy të arrestuar në Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 2...

Lajme të tjera

Web TV