Legjenda Edwin van der Sar pëson hemorragji cerebrale gjatë pushimeve në Kroaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një nga resortet turistike të ishullit Hvar në Kroaci. Legjenda e futbollit botëror, ish-portieri Edwin van der Sar, ka përfunduar i shtruar në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Klubi i Ajax, ku ai kishte punuar se fundi si drejtor sportiv, konfirmoi lajmin, i cili ishte përhapur fillimisht nga mediat kroate dhe ato holandeze. Mësohet se van der Sar gjendet aktualisht i shtruar në spitalin e Splitit, ku është dërguar me urgjencë me helikopter, pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale teksa gjendej në një nga restorantet më të famshme të ishullit.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj situatë të rëndë, por mediat kroate kanë mësuar nga spitali ku është i shtruar ish-portieri i Ajax, Juventus, Manchester United dhe përfaqësueses së Holandës, se gjendja tashëm është e stabilizuar dhe se ai gjendet në repartin e terapisë intensive ku është nën kontrollin e mjekëve.

Të fundit

Pas SHBA-së, edhe Argjentina largohet nga OBSH-ja: U shërben agjendave politike

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës konfirmoi të hënën se kombi do tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (W.H.O.), duke...

Rezoluta e urrejtjes

Donar Dibra  Kur nuk rrëzon dot Ramën, rrëzo demokratët O Sali, pse i urren kaq shumë demokratët, mor burrë? Jo vetëm që i le rrugëve, pa shpresë,...

Stuhi të forta në Gjermani!/ Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik. Zonat më të prekura...

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”/ Boksieri Keta “rrëfen’ si i qëlloi me armë policia greke

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij personale, vështirësitë që ka kaluar. Ai...

VIDEO/ Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave...

Lajme të tjera

Web TV