Lajm i mirë për shqiptarët, Italia kërkon 452 mijë punëtorë të huaj në buqësi edhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria italiane ka aprovuar draftin i cili parashikon që në tre vjeçarin 2023- 2024-2025 të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj. Mediat vendase raportojnë se vendimi është marrë për shkak të vështirësive që vendi po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023,  151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.

Përveç dy sektorëve më alarmues për mungesë fuqie punëtorë si turizmi e bujqësia, vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare.

Të fundit

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar....

U fut në lumin Mat për të hapur rrjetat e peshkimit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur në lumin Mat trupi i pajetë i peshkatarit Ded Qoku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka Modricit, ish-mesfushorit të Real Madridit,...

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit do të...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Lajme të tjera

Web TV