FDA miraton ilaçin për Alzheimer, parandalon sëmundjen në fazën fillestare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia amerikane për administrimin e barnave, FDA, ka dhënë miratimin e plotë për Lecanemab-in, një ilaç kundër Alzheimer-it. Autoritetet njoftuan se kanë prova të forta që ky medikament mund të luftojë humbjen e kujtesës, mirëpo nuk garanton eliminimin e të gjithë antitrupave të rinj të miratuar.

Por kjo është konsideruar e mjaftueshme për pacientët dhe anëtarët e familjes, të cilët besojnë se ngadalësimi i sëmundjes është një hap i shkëlqyeshëm.

Edhe pse agjencia amerikane ka dhënë miratimin e plotë për këtë ilaç, ajo paralajmëron për rreziqe të konsiderueshme të sigurisë.

Ky medikament mund të shkaktojë ngjarje të rënda dhe gjakderdhje cerebrale, disa prej të cilave janë fatale.

Një ilaç që, nuk parandalon përparimin e sëmundjes, as riparon dëmtimet njohëse, por i administruar në mënyrë intravenoze çdo dy javë, mund të ngadalësojë rënien njohëse nga 5 në 18 muaj për pacientët me simptoma të lehta.

Ekspertët kanë vlerësuar se mes kostove të vizitave te mjeku dhe ekzaminimeve të vazhdueshme dhe të planifikuara të trurit, trajtimi do të arrinte në 90 mijë dollarë në vit.

Referuar ekspertëve, provat për Lecanemab janë më të qarta, që do të thotë se ilaçi do të jetë i disponueshëm për ata me demencë të lehtë ose një gjendje para-Alzheimer të quajtur dëmtim i butë njohës.

FDA rekomandon të mos trajtohen pacientët pa konfirmuar se ata kanë një akumulim të proteinave amiloide. Prodhuesi rekomandon gjithashtu pezullimin e përdorimit të tij pasi sëmundja të ketë kaluar nga një stad i butë në të moderuar.

Të fundit

Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet

Qysh në vitet e para të pluralizmit, Berisha i përdori ish-të përndjekurit politik për t'i hedhur më pas si...

Kongresi Ballkanik për herë të parë në Tiranë, Anxhaku: Zhvillim i madh për çiklizmin

Për dy ditë më radhë Tirana priti për herë të parë Kongresin e Unionit Ballkanik të Çiklizmit, një event që solli në vendin tonë...

Një Donald Trump ndryshe

Agustin Palokaj Ka një paradoks në Evropë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtë fitore e kanë shijuar ata që deri tani...

Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Beograd, gatuajnë dhe luajnë futboll e volejboll

Në Beograd, studentët kanë nisur një bllokadë 24-orëshe në Autokomandë, e cila do të zgjasë deri nesër, më 28 janar, në orën 10:00. Në...

Nisin punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku e pranishme

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks të ri rrugor, me kushte...

Lajme të tjera

Web TV