TRAGJIKE në Itali/ Humb jetën në aksidentin fatal me Range Rover 22-vjeçari nga Mamurrasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orën 02:00, pas mesnate në via Monte Bianco në Limbiate, në provincën e Monza dhe Brianza.

Një makinë Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.

Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.

Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.

Sipas mediave italiane, në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV