Informaliteti në punësim 50% në Shqipëri, shkak sigurimet e larta në pagat e ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është gati 50% dhe shkak për këtë është norma e lartë e taksimit në pagat e ulëta, evidentoi një studim i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për taksat e punës në Ballkanin Perëndimor.

FMN vëren se informaliteti është më i përhapur në Shqipëri, sesa në Maqedoninë e Veriut apo në Serbi, me rreth 50% të njerëzve në marrëdhënie pune, kundrejt rreth 20% mesatarisht të raportuar për dy vendet e tjera.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, një nivel i tepërt i taksave në pagat e ulëta është pengesa kryesore për formalizimin dhe gjithëpërfshirjen e punësimit, veçanërisht për gratë, analizon Fondi.

Korrigjimi i kësaj anomalie tatimore te personat me paga të ulëta mund të arrihet para së gjithash nga reduktimin e kontributeve të sigurimeve, duke zhvendosur pjesërisht financimin e pensioneve dhe programeve shëndetësore në baza të tjera tatimore.

Një reformë e tillë mund të perceptohet si reduktim i përfitimeve për arkën e pensioneve, tani kur lidhja kontribut-përfitim është e dobët, sidomos në Shqipëri, por një reformë e tillë do të mund të rriste formalizimin e vendeve të punës.

Taksimi i punës në Ballkanin Perëndimor mund të zhvillohet në kontekstin e secilit vend sugjeron FMN, por, taksimi i punës në Ballkanin Perëndimor përballet me sfida të dyfishta të barazisë dhe efikasitetit.

Siç është raportuar kapaciteti i taksimit të punës është i ulët në raport me standardet ndërkombëtare. Kjo rrjedh nga progresiviteti i kufizuar i Tatimit mbi të Ardhurat (TAP) dhe normat e larta dhe të sheshta të Sigurimeve Shoqërore.

Reformat ndaj TAP-it do të ishin të nevojshme në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mali i Zi, ku norma më e lartë (10 për qind) është shumë e ulët.

Maqedonia e Veriut, me një normë më të lartë (18%), duhet të ulë normën për punëtorët me të ardhura të ulëta (kjo do të përmirësonte progresivitetin dhe do të lehtësonte taksimin në nivele të ulëta të pagave).

Lexo edhe :  Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Për Shqipërinë duhet të ulet norma e kontributeve për pagat e ulëta, pasi është evidentuar si pengesë për formalizim sidomos në punonjësit e rinj.

Reduktimet e normave të kontributeve janë më të vështira për t’u reformuar kur ato kontribuojnë drejtpërdrejt në të ardhurat e lidhura me pensionet.

Kontributet që sjellin përfitime universale, të tilla si aksesi në kujdesi bazë shëndetësor ose përfitimet minimale të pensionit, mund të shihen si pothuajse taksa dhe nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të mbledhura nga të ardhurat nga puna. Instrumentet e taksave indirekte si TVSH-ja dhe taksat mjedisore mund të përdoren pjesërisht për kompensimet, sugjeron Fondi./ Monitor

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV