A mund të ishte parandaluar tragjedia në Vilë-Bashtovë?/ Si përgjigjen ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A mund të ishte parandaluar tragjedia në Vilë-Bashtovë? Kjo ishte pyetja të cilët dy të ftuarit në rubrikën “Opinion” në News24 u përpoqën t’i përgjigjeshin pas vdekjes së babait dhe dy fëmijëve të tij mes dallgëve dy ditë më parë.

Erdit Gega, kreu i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit tha se nëse do të kishte pasur vrojtues plazhi ngjarja mund të ishte parandaluar. Ai tregoi dhe mënyrat se si veprohet në rast të një rreziku.

Sipas tij, vetë administratorët e plazhit ka raste që i largojnë vrojtuesit pasi nuk duan t’i paguajnë.

“Nëse do kishte pasur vrojtues plazhi të mirëinformuar dhe të mirë trajnuar, ngjarja mund të ishte parandaluar. Roli i federatës është që të trajnojë dhe certifikojë vrojtuesit e plazhit. Të jenë të aftë fizikisht dhe për të ushtruar profesionin. Detyra e Federatës mbaron te verifikimi dhe vlerësimi. Kërkesa për vrojtues dhe trajnim të tyre vjen nga subjektet. Të rinj të cilët duan ta ushtrojnë këtë profesion vijnë pranë qendrave të Federatës, trajnohen, bëjnë provimin përfundimtar, që janë të aftë të ushtrojnë profesionin.
Edhe vetë vrojtuesit duhet ta pyesin përpara personin në rrezik, të përpiqen të komunikojnë. As plazhistët e tjerë nuk duhet të hyjnë në ujë për ndihmë pa një mjet shpëtues. Ka disa mënyra më pas që vrojtuesit të ndërhyjnë”, tha Gega.

Nga ana tjetër ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tregoi se korentet detare janë të pranishme dhe në Shqipëri, teksa tregoi se si mund t’i vërejmë apo t’iu largohemi.

“Mbytjet nga rrymat detare janë të pranishme në shumë vende të botës. Krijohen aty ku dallgët kanë ndërprerje. Krijohen rryma uji që lëvizin në drejtim të kundër, jo drejt bregut. Lëvizin deri në 8 metër në sekondë që nuk e arrin asnjë notar. Imagjinoni një rrymë që të shtyn 8 metër në sekondë. Nuk duhet bërë gabimi klasik që duke e kundërshtuar rrymën përgatit fundin tënd sepse harxhon shumë energji dhe rrit probabilitetin e mbytjes.
Unë e kam dalluar disa herë personalisht, por krijohen këto rryma që duken si një rrymë uji në drejtim të kundërt. Në gjendje paniku tenton t’i afrohesh bregut. Rekomandohet që në një situatë të tillë të mos bësh asgjë, të rrish i qetë. Më mirë të çojë në thellësi, por në det më të qetë ku ke mundësi për të komunikuar me vrojtuesin e plazhit dhe në rast se e ndjen se mund të notosh është mirë të lëvizësh paralelisht me bregun. Rryma nuk ka një gjerësi më të madhe se 15 metër. Nëse je në gjendje të notosh 15 metra, del nga zona”, deklaroi Panariti.

Lexo edhe :  Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Ai tha se nëse subjektet nuk paguajnë vrojtues, atëherë duhet të ndërhyjë shteti sepse është e domosdoshme të kemi vrojtues në të gjithë vijën bregdetare.

Të fundit

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë...

31 korrik 1948 – Fundoset “USS Nevada”, anija që i mbijetoi dy bombave atomike

Më 31 korrik 1948, përfundimisht u fundos anija luftarake USS Nevada (BB-36), një ndër më të famshmet në historinë e Marinës së Shteteve të...

Pse kemi nevojë për një Kod Penal të fortë? Kod që e ndan shtetin nga rrumpalla

Nga Fejzo Subashi Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do të thotë se unë jam...

Lajme të tjera

Web TV