E rëndë/ Gjendet pa shenja jete fëmija i vogël në plazh, dyshimet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vogëlush u gjet i vdekur mëngjesin e së martës në një plazh pranë qytetit të Tarragona në brigjet e Mesdheut të Spanjës. Policët që po hetojnë rreth kësaj ngjarjeje besojnë se është fëmija i emigrantëve që u mbytën duke u përpjekur të arrinin në Evropë.

Fëmija, 2-3 vjeç, u gjet në Ronda de Berra, një qytet bregdetar në Bregun e Artë midis Tarragona dhe Barcelonës, sipas autoriteteve komunale.

Kryetari i bashkisë së Ronda de Berra, Pere Virgili, i tha radiostacionit RAC1 se një nga teoritë që autoritetet po shqyrtojnë është se është fëmija emigrant që u mbyt në det.

Një burim policor tha megjithatë se do të presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar origjinën e fëmijës dhe shkakun e vdekjes së tij.

Zona është rrethuar dhe policia u ka kërkuar banorëve dhe turistëve që të shmangin zonën deri në përfundimin e hetimeve.

Virgilly tha se vogëlushi u gjet nga punëtorët e bashkisë që kishin shkuar për të pastruar plazhin, herët në mëngjes. Ai ishte në gjendje dekompozimi të avancuar dhe kishte veshur rroba “të pazakonta për një fëmijë që shkonte (me pushime) në det”.

Emigrantët që arrijnë në bregun lindor të Spanjës, duke kaluar Mesdheun, zakonisht nisen nga Algjeria.

Sipas organizatës bamirëse spanjolle Walking Borders, kjo rrugë është e dyta më vdekjeprurëse në Mesdhe në pesë vitet e fundit. Vetëm në vitin 2022, rreth 464 njerëz humbën jetën në 43 mbytje anijesh.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV