SPAK e kërkon në Kuvend, Ahmetaj jashtë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kryesinë e Kuvendit u mblodh dje Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK që mban datën 7 korrik 2023, por Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Në Kryesi ka mbërritur vetë prokurori i çështjes, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe një tjetër prokuror. Dy avokatët kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet ditën e sotme për shkak të dosjes voluminoze, 400 faqe, ndërsa pas shumë orësh diskutimesh në Këshill kanë pranuar se klienti i tyre ka lënë Shqipërinë.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili tha se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.

Procedura

Pasi të mblidhet Këshilli i Mandateve, pritet këshilli të dalë me një raport dhe më pas do i dërgohet parlamentit për votim. Nuk pritet të ketë shumë surpriza pasi burime nga grupi PS ka deklaruar se nuk do të bëhet mburojë për mos arrestimin e Arben Ahmetaj.

Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura për të mos cenuar sekretin hetimor. Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Dosja

Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë. Kjo është arsyeja pse SPAK i ka kërkuar Kuvendit të mbajë seancë me dyer të mbyllura.

Lexo edhe :  SHBA futet në luftë, bombardon Iranin

Telefoni i ish bashkëshortes së Ahmetajt, ka qenë prova ‘bingo’ për prokurorët pasi në atë telefon janë zbërthyer mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të. Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit.

Ndërprerja e seancës

Gjatë takimit të djeshme të Këshillit të Mandateve dhe të Imunitetit seanca është ndërprerë për shkak të përlasjes së opozitës dhe mazhorancës. Partia Socialiste nuk ka pranuar që të bëhet seanca me dyer të hapura për median, dhe kjo ishte një kërkesë e bërë nga opozita.

Burime nga Këshilli i Mandateve bëjnë të ditur se mbledhja nisi me kërkesën e opozitës për ta mbajtur të hapur, që të kenë mundësi edhe mediat të jenë të pranishme, kërkesë që nuk është pranuar nga PS.

Nga ana tjetër Bardhi dhe Alibeaj kanë kritikuar SPAK që nuk e ka bërë mirë punën, pasi sipas tyre nuk është hetuar e gjithë çështja e inceneratorëve duke e zvarritur. Ndërkohë mbledhja është ndalur për shkak të sherrit mes PS dhe PD për mosdakordësisë për mënyrën se si të mbahet mbledhja.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në të ishin të pranishëm kreu i SPAK Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Millonai, dy avokatët e Ahmetajt dhe agjentët e BKH-së.

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV