Luani, bufi dhe tigri besnik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Njëherë e një kohë, në një pyll të gjelbëruar, në Ballkan një luan i madh u mërzit tej mase nga plehrat që po kërcënonin bukurinë natyrore të xhunglës së tij.

I vendosur për të rivendosur rregull, harmoni, dhe pastërti ai i ngarkoi tigrit të tij besnik detyrën fisnike të pastrimit të rrënjësor të pylllit.
“Dua një zgjidhje të shpejtë”- hungëriu Luani.

“Plehrat, madhëri janë si drurët e shtrembër në këtë pyll, vetëm zjarri i ndreq- sugjeroi tigri.

“Në zjarr, një orë e më parë”- dha urdhër Luani.

Banorëve ju prezantuan djegësat si vepra më e madhe publike e ndërtuar në pyll.

“Fat i madh! Pasuri e madhe! Mrekulli. Shpëtuam” – ky ishte mesazhi që i shkonte në ekranin e celularit çdo kafshe të pyllit orbital.

Megjithëse banorët e xhunglës po paguanin më shumë taksa për pastrim, djegësat nuk po dukeshin gjëkundi.

Mos vallë fjala e fundit e shkencës i ka bërë të padukshëm- pyeti ariu ndërkohë që po mbllaçiste një hoje mjalti?

Fushata e zgjedhjeve në pyll po afronte, dhe pa pritur e pa kujtuar bufin e zuri era e plehrave. Bufi dhe ekipi i tij i hetuesve nisën të gërmonin dhe konstatuan se djegësat e padukshëm në vend të plehrave po digjnin fondet publike. Bufi urdhëroi merimangën që të niste punën e saj dhe të thurte sa më shpejt një rrjetë

Në mesin e të akuzuarve vendosën një ujk që dikur kujdesej për mjedisin, pastaj në rrjetën e thurur ra dhe një çakall që kishte përgatitur letrat. Rrotat e drejtësisë nisi të lëvizë dhe ujku me çakallin e panë veten në kafaz.

Ndërkohë, luani i shqetësuar për rënien e popullaritet në pyll u distancua nga kaosi dhe korrupsioni.

“Asnjë krijesë nuk ishte mbi ligjin”.

Lexo edhe :  Përse forcat e 'reja' u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Afera po mbante erë më shumë se plehrat dhe pas ujkut dhe çakallit erdhi dhe radha e tigrit.

Banorët e pyllit, veçanërisht papagajt që kishin votuar pa u menduar, i panë këto ngjarje me shqetësim dhe frikë, por nuk e ndalën papagallimin. “Secili berr varet nga këmbët e veta”- këndonin papagallët nga mëngjesi në mbrëmje.

Vetë Luanin e kapën ethet e forta…

Morali i fabulës: herët a vonë mund ta pësosh edhe nga bufi.

Të fundit

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Lajme të tjera

Web TV