“Të angazhuar për një sezon turistik të sigurt”, Policia e Shtetit forcon masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë inspektuar masat e ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, bashkë me Shefin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë Fadil Veli dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë Gerald Toska, kanë parë nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në portin e Sarandën dhe në plazhin e Ksamilit.

Boshnjaku ka thekuar se Policia e Shtetit është mjaft e angazhuar dhe do të vijojë të jetë e tillë, gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim që qytetarët të pushojnë të qetë dhe të sigurtë.

Saimir Boshnjaku: “Jemi sot këtu, në portin e Sarandës, së bashku me 2 drejtuesit kryesorë të Komisariatit të Policisë Kufitare dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të menaxhuar dhe për të parë nga afër masat për sezonin turistik. Policia e Shtetit është shumë e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik, qoftë në det dhe në tokë.

Nga pjesëtarët e të dy komisariateve ka patur dhe ka një angazhim maksimal për rend, siguri, për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe për të qenë një shembull shumë pozitiv në menaxhimin e këtij sezoni. E gjithë kjo bëhet me kontributin e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke patur si synim kryesor ofrimin e sigurisë, qoftë në det dhe në tokë.

Në falënderojmë të gjithë qytetarët, për angazhimin, për mirëkuptimin dhe për problematikat që ata kanë ngritur pranë institucionit të Policisë së Shtetit, dhe do të qëndrojmë çdo ditë, së bashku me ta, për të ofruar këtë rend dhe këtë siguri”.

Fadil Veli: “Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë në det. Janë marrë të gjitha masat edhe në pikat e kalimit kufitar, në hyrje-daljet e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Kemi marrë masa edhe në kufirin jeshil, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, ku risi këtë vit është bashkëpunimi me Frontex-in, në të gjithë sektorin që mbulon Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë.

Në pikat e kalimit kufitar janë shtuar postet e punës për fluksin gjatë sezonit turistik. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare, nga Borshi deri në Ksamil, janë ndëshkuar me masa administrative 25 përdorues të mjeteve lundruese, për shkelje të rregullave të lundrimit në det dhe për cenim të sigurisë së pushuesve”.

Gerald Toska: “Shërbimet në terren, në çdo kohë për të garantuar rendin, sigurinë dhe qetësinë e pushesve. Patrulla me biçikleta është në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë Detare. Nuk do të ketë asnjë tolerim për individët që shkelin perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Gjithashtu, nga Komisariati janë marrë masa për parandalimin e ndotjes akustike. Me këtë rast, dua të falënderoj qyetarët, për besimin që kanë krijuar ndaj Policisë, për denoncimet, si për rastet e ndihmës, ashtu edhe për denoncimet për shkeljet e ligjit”.

Inspektimi nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, në terren, për zbatimin e masave për sezonin turistik, do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike.

Të fundit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Lajme të tjera

Web TV