Presidenti Begaj vizitë dyditore në Slloveni, takime me homologen dhe kryeministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në 13-14 korrik në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të ftesës së presidentes Natasha Pirc Musar.

Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte dhe pas takimeve mes dy delegacioneve, në orën 11:45, homologët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Në qendër të bisedimeve me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm.

Presidenti Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Dr. Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Urshka Kakoçar Zupançiç.

Të fundit

Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat tha se Rusia është gati për një "duel" raketor me SHBA-në që...

SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë

Nga Eduard Zaloshnja Zv-ndësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot në Tiranë se, për t’u siguruar që SPAK-u ta vazhdojë pa ndërprerje luftën...

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok

Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që Shehaj të lironte foltoren,...

Tragjedia e Parashqevisë, pasojë e mediokritetit shqiptar

Nga Spartak Ngjela Koha e përditshme në këto çaste po tregon që nëse ka pasur vërtet një tragjedi Simaku, mediokriteti që nuk e njeh fare...

Deklarata e Ambasadës Amerikane/ Berisha: 5 nëntori ua dha atyre përgjigjen

Ish-kryeministri dhe njëgerazi Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV