Policia greke identifikon vrasësin e 50-vjeçarit shqiptar në Selanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Selanikut ka identifikuar autorin që ekzekutoi me armë 50-vjeçarin shqiptar ditën e sotme pranë një karburanti.

Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis. Por identitetin e tij nuk e kanë bërë publik për mediat.

Megjithatë, sipas shtypit grek, autori është me origjinë nga Shqipëria. Ai është person me precedent penal dhe i njohur për policinë greke për disa vepra penale.

Ndaj tij po zhvillohen kërkime policore masive, por ende nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tij.

Krimi i rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.

Mes tyre nisi një përleshje. Arsyet e sherrit nuk dihen, por autoritetet greke dyshojnë se mund të lidhet me probleme financiare.

Pas konfrontimit në lokal, të dy u larguan me makinat e tyre. Më pas u gjendën në të njëjtën pikë karburanti në rrugën Solonos të Selanikut.

50-vjeçari shqiptar ndodhej në karburant për të furnizuar makinën. Ndërsa paralelisht në rrugën kryesore kishte ndaluar makina e autorit, tip Peugeot ngjyrë e zezë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë krimin. Viktima shihet te dritarja e makinës së autorit dhe godet me zinxhir personin që ndodhet brenda mjetit.

Por në këtë moment ai qëllohet me pistoletë nga brenda makinës dhe bie përtokë. Ndërsa vrasësi largohet me shpejtësi me makinë nga vendngjarja.

50-vjeçari shqiptar mori 3 plumba në kraharor dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Të fundit

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Lajme të tjera

Web TV