Kina dhe Gjermania më shumë rivalë se sa partnerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strategjia e re Gjermanisë ndaj Kinës është një kthesë nga politika e ish-kancelares Angela Merkel.

Strategjia e Kinës është një përpjekje për të reduktuar varësinë e madhe të Gjermanisë nga ky Kina, pa hequr dorë nga kontaktet. Volumi i tregtisë mes dy vendve tregon se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet ekonomike për të dyja palët: Kina ka qenë partnerja tregtare më e rëndësishme për të shtatën herë radhazi në vitin 2022. Në vitin 2022, shkëmbimi i mallrave arriti në pothuajse 300 miliardë euro.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, nga SPD, dhe shoqatat gjermane të biznesit janë përpjekur që strategjia të mos ketë shumë kufizime, edhe pse Të Gjelbrit, kanë kërkuar vazhdimisht një kurs më të ashpër ndaj Kinës dhe shpërndarje të tregtisë edhe në vendet tjera aziatike.

Kthesë nga politika e ish-kancelares Angela Merkel

Ndryshe është sjellë Gjermania ndaj Kinës në kohën e kancelares Angela Merkel (2005-2021). Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin aq të mira, saqë në vitin 2014 ato arritën deri në nivelin e “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”. Ndërsa tani po flitet gjithnjë e më shumë për rivalitet, e jo partneritet. Shkaqet janë të shumta, si “miqësia e patundur” e Pekinit me Moskën me gjithë luftën e Rusisë në Ukrainë, tensionet në rritje në Tajvan, shkeljet e të drejtave të pakicës uigure në Kinë, apo largimi i teknologjisë nga Gjermania.

Ekonomia dhe Ekspertët e mirëpresin strategjinë e re

Thorsten Benner, drejtori i institucionit kërkimor Global Public Policy Instutute, me qendër në Berlin, i tha DW se “ky distancim i qartë nga politika e ish-kancelares Angela Merkel, ishte i nevojshëm dhe urgjent”. Siegfried Russwurm, President i Federatës së Industrive Gjermane, tha se në parim e mirëpret këtë distancim, por paralajmëron për ekzistencën e rrezikut të kufizimit të nismave sipërmarrës të kufizohet shumë larg, duke penguar kështu në mënyrë të panevojshme gjenerimin e pasurisë dhe inovacionin.”

Peter Adrian, Präsident i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë së Gjermanisë është skeptik ndaj këtij distancimi nga epoka e kancelares Merkel: Kur jemi në marrëdhënie tregtare, mund t’i kuptojmë më mirë të tjerët dhe të përcjellim pjesë të vlerave dhe kulturës sonë”, tha ai. Ne duhet të kemi kujdes të mos marrim rolin e misionarit.

Në samitin e NATO-s në Vilnë të Lituanisë, Olaf Scholz theksoi para gazetarëve se nuk bëhet fjalë për shkëputje nga Kina, por për minimizim të rrezikut (“de-risking” dhe jo “de-coupling”).

Reagimet nga Kina të rezervuara

Qeveria kineze ka reaguar me kujdes ndaj strategjisë së Kinës të miratuar nga Kabineti Federal. Kina shpreson se Gjermania do ta shohë zhvillimin e saj në mënyrë “racionale, të përgjithshme dhe objektive,” tha ambasada kineze në Berlin. Kina është partnere e Gjermanisë në kapërcimin e sfidave, e jo një rivale. “Minimimi i rrezikut, bazuar në paragjykime ideologjike dhe frika nga konkurrenca është i kundërprodhues dhe i përkeqëson rreziqet në mënyrë artificiale,” thuhej në deklaratën e ambasadës.

Lexo edhe :  Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Qeveria gjermane miratoi një strategji të re të sigurisë kombëtare për Kinën.

Strategjia e Kinës është një përpjekje për të reduktuar varësinë e madhe të Gjermanisë nga ky vend pa hequr dorë nga kontaktet.

Kthesë nga politika e ish-kancelares Angela Merkel

Volumi i tregtisë tregon se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet ekonomike për të dyja palët: Kina ka qenë partnerja tregtare më e rëndësishme për të shtatën herë radhazi në vitin 2022. Në vitin 2022, shkëmbimi i mallrave arriti në pothuajse 300 miliardë euro.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, nga SPD, dhe shoqatat gjermane të biznesit janë përpjekur që strategjia të mos ketë shumë kufizime, edhe pse Të Gjelbrit, kanë kërkuar vazhdimisht një kurs më të ashpër ndaj Kinës dhe shpërndarje të tregtisë edhe në vendet tjera aziatike.

Ndryshe është sjellë Gjermania ndaj Kinës në kohën e kancelares Angela Merkel (2005-2021). Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin aq të mira, saqë në vitin 2014 ato arritën deri në nivelin e “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”. Ndërsa tani po flitet gjithnjë e më shumë për rivalitet, e jo partneritet. Shkaqet janë të shumta, si “miqësia e patundur” e Pekinit me Moskën me gjithë luftën e Rusisë në Ukrainë, tensionet në rritje në Tajvan, shkeljet e të drejtave të pakicës uigure në Kinë, apo largimi i teknologjisë nga Gjermania.

Ekonomia dhe Ekspertët e mirëpresin strategjinë e re

Thorsten Benner, drejtori i institucionit kërkimor Global Public Policy Instutute, me qendër në Berlin, i tha DW se “ky distancim i qartë nga politika e ish-kancelares Angela Merkel, ishte i nevojshëm dhe urgjent”. Siegfried Russwurm, President i Federatës së Industrive Gjermane, tha se në parim e mirëpret këtë distancim, por paralajmëron për ekzistencën e rrezikut të kufizimit të nismave sipërmarrës të kufizohet shumë larg, duke penguar kështu në mënyrë të panevojshme gjenerimin e pasurisë dhe inovacionin.”

Peter Adrian, Präsident i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë së Gjermanisë është skeptik ndaj këtij distancimi nga epoka e kancelares Merkel: Kur jemi në marrëdhënie tregtare, mund t’i kuptojmë më mirë të tjerët dhe të përcjellim pjesë të vlerave dhe kulturës sonë”, tha ai. Ne duhet të kemi kujdes të mos marrim rolin e misionarit.

Në samitin e NATO-s në Vilnë të Lituanisë, Olaf Scholz theksoi para gazetarëve se nuk bëhet fjalë për shkëputje nga Kina, por për minimizim të rrezikut (“de-risking” dhe jo “de-coupling”).

Reagimet nga Kina të rezervuara

Qeveria kineze ka reaguar me kujdes ndaj strategjisë së Kinës të miratuar nga Kabineti Federal. Kina shpreson se Gjermania do ta shohë zhvillimin e saj në mënyrë “racionale, të përgjithshme dhe objektive,” tha ambasada kineze në Berlin. Kina është partnere e Gjermanisë në kapërcimin e sfidave, e jo një rivale. “Minimimi i rrezikut, bazuar në paragjykime ideologjike dhe frika nga konkurrenca është i kundërprodhues dhe i përkeqëson rreziqet në mënyrë artificiale,” thuhej në deklaratën e ambasadës./DW

Të fundit

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV