Të punosh pa para/ Punësimi pa pagë u rrit dy herë më shumë se tek ata me pagë në 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Treguesit e punësimit janë përmirësuar më tej gjatë vitit të kaluar, por të dhëna të detajuara nga INSTAT tregojnë se punësimi pa pagë në biznesin e familjes është zgjeruar shumë më tepër se punësimi me pagë.

Në Anketën e Forcës së Punës, që mat treguesin zyrtar të punësimit, konsiderohen si të punësuar edhe personat që janë të angazhuar në bizneset e familjes, por që nuk paguhen.

Në vitin 2022 u raportuan 279,542 të punësuar në biznesin e familjes pa pagë, ose 28 mijë persona më shumë se në vitin 2021.

Nga ana tjetër, numri i të punësuarve me pagë arriti në 610,774 persona më 2022 ose 12, 898 persona më shumë se në vitin 2021.

Siç shihet punësimi pa pagë është rritur dy herë më shumë se punësimi me pagë dhe është kontribuuesi më madh në rritjen e punësimit vitin e kaluar.

Të vetëpunësuarit pa pagë në bizneset e familjes përbëjnë 20% të totalit të punësimit dhe bëjnë pjesë në kategorinë e vetëpunësimit. Numri i personave të vetëpunësuar arriti në rreth 408 mijë në vitin 2022, por shumica e tyre rreth 68% ishin të punësuar pa pagë.

Më herët analizat mbi informalitetin në tregun e punës tregojnë nivele të larta në punës në të zezë tek të vete-punësuarit. Sektori më vetëpunësimin më të madh pa pagë është bujqësia.

Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve reflekton strukturën e punësimit sipas sektorëve.

Në vitin 2022, punonjësit e kualifikuar të bujqësisë dhe të lidhur me tregtinë, përbëjnë 46,2% të të punësuarve, e ndjekur nga grupet: ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë 20,4% dhe 18,6% të të punësuarve përkatësisht.

Lexo edhe :  VIDEO/ Fundjavë me reshje shiu dhe dëbore, termometri zbret në -5 gradë

Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2022, rezulton se për grup-moshën 15 vjeç e lart, 47,0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 31,5% janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21,5% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes

Krahasuar me vitin 2021, punësimi është rritur me 3,0%, ndërsa shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-74 vjeç është ulur me 0,6 pikë përqindje gjatë vitit të kaluar.

Rreth 65,0% e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 8,2% është e papunë dhe 26,8% është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës).

Më shumë se, 71% e meshkujve 15-64 vjeç ishin të punësuar, 8,7% ishin të papunë dhe 20,0% ishin jashtë forcave të punës.

Rreth 60% e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 7,8% janë të papuna dhe 33,3% janë jashtë forcave të punës./monitor

Të fundit

Planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë

Departamenti i Shtetit informoi Kongresin mbi planifikimin për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë, thonë zyrtarët...

Greqi/ Dy shqiptarë u arratisën nga burgu, mediat greke: Dyshohet se janë të armatosur

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas arratisjes së dy shqiptarëve nga burgjet në Kassavetia. Sipas mediave greke hetimet janë fokusuar në Atikën Perëndimore, pasi...

Çdo 1 janar me makinë drejt Durrësit atëhere dhe sot

Nga Kreshnik Spahiu Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë. Çdo 1 janar kam udhëtuar me makinë nga Tirana në...

Broja dëmtohet sërish, sulmuesi kuqezi del nga fusha në ligën angleze

Armando Broja pëson një tjetër dëmtim në Premier Ligën angleze. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u lëndua në minutën e 19-të të ndeshjes që skuadra e...

Çfarë na tregon një foto e vetme për fuqinë e Trump në Kongres

BBC Menjëherë pasi Mike Johnson u duk se doli me dy vota para mbajtjes së kryesisë së Dhomës së Përfaqësuesve të premten, Marjorie Taylor Greene...

Lajme të tjera

Web TV