Sherr mes shqiptarëve në Londër/ Ndërron jetë 22-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një sherri me thika në veri të Londrës.

Mediat angleze raportojnë se i riu me inicialet E.H. është përfshirë në një sherr mes disa personave ku për pasojë ka mbetur i vrarë me thikë.

Sipas njoftimeve, ngjarja tronditëse ka ndodhur në periferi të Londrës rreth orës 23:50 të 11 Korrikut, por identiteti i viktimës u bë publik nga policia mbrëmjen e së djeshmes.

I riu shqiptar e ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia londineze ka deklaruar se familjarëve të 22-vjeçarit po i ofrohet mbështetja e nevojshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Autoritetet kanë arrestuar një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes, por me vendim gjykate u la në liri me kusht./

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV