Taskforca për sigurinë ushqimore/ Krifca: Pasaportë e rëndësishme për turizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimt Rural, Frifa Krifca inspektoi në Shëngjin, të Lezhës ecurinë e punës së taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në  zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin e operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit, tregtimit, bareve, restoranteve dhe hotelerisë.

“Jemi në Shëngjin në një tjetër pikë turistike mjaft të frekuentuar të Shqipërisë, nga vizitorët vendas dhe të huaj, veçanërisht tani në pikun e këtij sezoni veror, për të monitoruar situatën mbi sigurinë ushqimore, që do të vazhdojë, ashtu sikurse po bëjmë edhe në 12 qarqet e vendit me 100 inspektorët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, që verifikojnë zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore me zero tolerancë ndaj subjekteve, të cilat nuk respektojnë ligjin”, tha ministrja Krifca.

Duke vlerësuar punën e trupës së inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ministrja Krifca bëri të ditur se “në kuadër të taskforcës janë 1000  subjekte të inspektuara, ku është konstatuar  3% e rasteve në shkelje,  për të cilat janë vendosur gjoba dhe masa administrative respektive”.

Ministrja Krifca deklaroi se “kjo nismë e jona nuk është aspak, për t’ju bërë barrë biznesit dhe subjekteve tregtare, por është një iniciativë për të siguruar një pasaportë mjaft të rëndësishme të turizmit shqiptar, që është pikërisht ushqimi, por edhe për t’i dhënë një garanci të plotë konsumatorëve tanë në këto ditë me temperatura të larta, ku dhe rrisku është më i lartë”.

Krifca siguroi se, AKU do të jetë në territor këtu në Lezhë dhe të gjithë vendin, për të garantuar një respektim të plotë të të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore, në mbarëvajtjen edhe të sezonit turistik që ka marrë një hov të madh vitet e fundit në të gjithë Shqipërinë.

Lexo edhe :  Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , Jeta Deda, vuri në dukje se “numri i masave administrative, gjobë është i ulët, por inspektorët e AKU-së janë kujdesur që në masat administrative të llojit paralajmërim të rikontrollojnë këto subjekte”.

Deda tha se “në Lezhë numri i masave administrative është i ulët, sepse bizneset kanë marrë masa të vetë rregullohen me ndihmën edhe të trupave inspektuese të AKU-së, të cilët janë duke shërbyer edhe si këshillues në zbatimin e standardeve , sidomos për produktet që kanë nevojë të etiketohen ose të marrin informacion shtesë për kushtet e ruajtjes”.

“Në Lezhë kemi 30 subjekte të reja të shtuara që janë subjekte sezonale ndërsa plani i monitorimit të kontrollit ushqimor, është shtrirë edhe në fshatrat turistikë, ku ka një fluks të shtuar të turistëve që frekuentojnë agroturizmet”, theksoi Deda.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Të fundit

SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC,...

Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Një 48-vjeçar, i cili kishte mbjellë 1000 bimë kanabisi përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, është arrestuar. Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, i cili u arrestua për veprat...

22 qershor 1911/ Në në Westminster Abbey kurorëzohen George V dhe Mary of Teck

Më 22 qershor 1911, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Westminster Abbey, George V dhe bashkëshortja e tij, Mary of Teck, u kurorëzuan...

FOTO/ Armando Broja shijon pushimet çift në SHBA, sulmuesi është i pandarë nga Sindi

Edhe pse Armando Broja nuk është përfshirë në listën e Çelsit për Botërorin e Klubeve ai ka vendosur që të udhëtojë drejt SHBA. Por...

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael?/ Flet ish-komandanti i Forcave Detare

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka dhënë një intervistë për një emision televiziv, ku ka diskutuar për sigurinë e Shqipërisë dhe mundësitë e...

Lajme të tjera

Web TV