“The Face” artikull për Shqipërinë/ Rama: Destinacioni i preferuar i turistëve anglezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është kthyer në një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë, duke ofruar festivale si, “Kala” dhe ION, akomodime të lira dhe plazhe të mrekullueshme.

Kështu shkruan revista angleze “The Face” në një artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, të cilin e ndau sot në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

“Alb-mania e turistëve britanikë ose si u bë Shqipëria destinacioni i preferuar për këtë verë duke ndryshuar dita-ditës katërcipërisht sterotipet e krijuara përmes promocionit që vetë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar i bëjnë bukurive të vendit me festivalet verore dhe plazhet fantastike, por edhe përmes yllit tonë Dua Lipa që i bën të zbulojnë “Maldivet brenda Europës” siç Theface.com shkruan në këtë artikull dedikuar turizmit në Shqipëri”, theksoi Rama.

Revista angleze “The Face” shkruan se “sa më shumë t’i referohesh një destinacioni si një vend krejtësisht i ndryshëm, aq më shumë do të bëhet një pikë e nxehtë turistike . Rasti në fjalë?

Së fundmi Shqipërisë i është referuar si, Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme, e cila po gëzon një rritje të madhe të numrit të turistëve. Edhe nëse nuk keni qenë kohët e fundit në Shqipëri, me siguri i keni parë pamjet në internet.

Për ne që navigojmë, “Toka e Shqiponjave” është shpërndarë kudo në rrjete kohët e fundit. Të gjithë, me sa duket, kanë bërë banjo dielli në plazhet e saj me rërë, janë zhytur në ujërat e paeksploruara dhe kanë kërcyer në festivalet e saj”.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që shkojnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në 3,3 milionë, ku 120 000 prej vizitorëve ndërkombëtarë ishin nga Britania e Madhe. Megjithatë, së shpejti parashikohet që vendi të vizitohet nga miliona turistë britanikë”, thuhet në artikullin e “The Face”.

Të fundit

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje...

Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

E poshtëruar nga sulmi i Hamasit që shkatërroi Izraelin 22 muaj më parë, agjencia e inteligjencës ushtarake të Mosad po i nënshtrohet një rivlerësimi...

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave...

Përmbytjet godasin SHBA/ Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhi të fuqishme goditën Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të enjten, duke shkaktuar kaos në të gjithë rajonin. Në Nju Jork dhe Nju Xhersi,...

Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

1 gusht 1914 - Lufta e Parë Botërore Përgatiti: Leonard Veizi Në korrik 1914, pas vrasjes së arqidukës Franz Ferdinand të Austro-Hungarisë në Sarajevë, ngjarjet u...

Lajme të tjera

Web TV