“Digjet” Tirana/ Qytetarë e turistë kërkojnë praninë e ambulancave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana nuk gumëzhin këtë fundjavë nga banorët, të cilët duket se janë mbyllur në shtëpi për shkak të temperaturave të larta, apo të tjerë sipas mundësive zgjedhin të freskohen buzë detit.

Megjithatë, ka edhe nga ata të cilët janë të detyruar të jenë në punë dhe të përballen me vapën, si dhe nëpër rrugët e kryeqytetit takon edhe emigrantë të cilët rikthehen për pushime në atdhe.

“Vapë e madhe plasëm. Ja po freskohem. Po ka njerëz që sdurojnë nxehtësinë e ju bie të fikët, po këtu ska në cep asnjë ambulancë”, tha një qytetar.

Nga ana tjetër, pikat turistike të Tiranës i gjen plot me të huaj, që nuk i tremben diellit të fortë, por që shfaqen kritikë për masat e munguara parandaluese në rast incidentesh prej vapës. Kryesisht, turistëve ju bie në sy mosprania e ambulancave në zonat e nxehta me fluks më të madh vizitorësh, si te sheshi Skënderbej.

“Më duket se është më shumë seç duhet vapë. Unë e ndjej kështu se vij nga Gjermania. Nuk kam parë ambulance në qytet dhe nuk e di sa larg është spitali nga qendra në rast nevoje”, tha turistja nga Gjermania.

“Këtu është shumë nxehtë, por unë vij nga Spanja që është gjithashtu vapë e madhe, edhe jam mësuar. Mirëpo atje ndihmën e shpejtë e gjen në pikat kryesore të qytetit. Duhet të ndiqet edhe këtu ky shembull”, tha turistja nga Spanja./TCH

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV