Rama pret nesër në Tiranë liderët e Rajonit, Kurti refuzon të marrë pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takim pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar.

Në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.

Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Të fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara...

Sikur Saliu të ishte pak si..Trump-i

Nga ARTUR AJAZI Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort...

Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

Në Itali shpallen kampionët, në një mbrëmje me dy pole që pritet të jetë drithëruese dhe plot emocione, njëlloj si ky sezon që me...

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave...

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë Manchester United ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV