Taremi objektivi kryesor i Milanit, kuqezinjtë nisin ofertën e parë zyrtare drejt Portos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan vazhdon punën për sezonin e ri, me klubin që kërkon të ndërtojë një skuadër kompetitive dhe mbetet aktive në këtë merkato verore

Pas largimit të Tonalit drejt Newcastle, drejtuesit menduan fillimisht për të kompletuar repartin e mesfushës, me transferimin e Loftus-Cheek, ndërsa pritet edhe firma me Reijnders, por në fokus mbetet edhe mesfushori i Valencia-s, Musah.

Përpos mesfushës, “Djalli” po studion tregun edhe sa i përket sulmit, kjo për faktin se mbetet një repart shumë i brishtë, delikat dhe që kërkon një zgjidhje të shpejtë.

Mediet italiane kanë raportuar se drejtuesit, por edhe trajneri Pioli e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre dhe po flasim për sulmuesin e Porto-s, Mehdi Taremi.

Milan ka bërë edhe lëvizjen e parë konkrete, me italianët të cilët i kanë ofruar Porto-s 13 milionë euro, por portugezët kërkojnë 20 milionë për ta lënë të lirë lojtarin dhe deri më tani, 30 herë kampionët e Portugalisë nuk kanë bërë asnjë hap pas në pretendimet e tyre.

Megjithatë nga Italia është raportuar se Milan ka arritur tashmë një marrëveshje në parim me sulmuesin për një kontratë tre vjeçare dhe me tre milionë euro në sezon.

“Kuqezinjtë” nuk kërkojnë të nxitojnë në këtë “operacion” për faktin se, Taremi ka edhe një vit kontratë me portugezët, të cilët rrezikojnë ta humbasin edhe me parametra zero dhe Milan kërkon të bëjë sa më shumë presion deri në mbyllje të merkatos verore.

30-vjeçari nga Irani zhvilloi një sezon shumë të mirë edicionin e kaluar, me sulmuesin i cili realizoi 31 gola në 51 ndeshje zyrtare me Porto-n.

Të fundit

Zbulimi i vilës antike romake në Durrës pezullon rindërtimin e shkollës

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më...

Zjarri në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë/Policia: Shkak një shkëndijë elektrike

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkak...

Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Një person i paidentifikuar  u arrestua nga Shërbimi Sekret të hënën, pasi u përpoq të ngjitej nga gardhi përgjatë territorit jugor të Shtëpisë së...

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit. Uniformat blu bëjnë me...

Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025

Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.3 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...

Lajme të tjera

Web TV