Arratisja e Ahmetajt/ Gazetari zbulon prapaskenat : Po të futën në burg je i mbaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka folur për largimin nga vendi të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin SPAK kërkon ta arrestojë për disa vepra penale.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se Arben Ahmetaj ndodhet në Londër. Gazetari hodhi idenë se Ahmetaj mund të kërkojë edhe azil politik, për shkak të deklaratave të kryeministrit Rama, por tha se shtetet pritëse nuk e deklarojnë një gjë të cillë nëse ndodh.

“Rradhën e parë e nxorrëm me saktësi edhe orën kur kishte kaluar. Pastaj filloi historia, sepse nuk i interesonte njeriu e vërteta. Ai ka bërë rrugën që bën gjithmonë. Nga Greqia ka shkuar në Angli, në Londër. Nuk duhet të dilte derisa të paraqitej në Këshillin e Mandateve, sepse Arben Ahmetaj është qytetar i lirë nuk ka masë sigurie në ngarkim të tij. Ai është qytetar i lirë, nuk ka patur pengesë. Ai ka ikur dhe ka ardhur gjatë kësaj kohe.

Në telefonatën e fundit, dëgjoja zhurmë, vajzën në sfond, dukej në ambjent familjar. Pse ka vendosur të ikë? Ai ka kaluar rreth orës 13:00 traun e doganës. Në fund të asaj dite i është çuar kërkesa Kuvendit. Nga ai moment, Ahmetaj ishte njeri i lirë, rastësisht u fotografua.

Nga ai vend dhe deri momentin që flasim, Ahmetaj ka shkuar nga Tirana në Greqi dhe më pas ka ikur në Londër.

Asnjëherë nuk kemi marrë vesh kërkesat për azil politik nga vendet pritëse, nuk e bëjnë me dije vendet.

U fol që nuk mund të ketë ikur në Britani, sepse Britania të ekstradon. Jo. Ilir Kumbaron përshembull nuk na e kanë sjellë edhe pse e dinin se ku ishte.

Lexo edhe :  Përfundon 'saga' për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet/ Kushërira e Lapajt bëhet deputete

Britania, siç ka dhënë shembuj ekstradimi në shumë raste, ka dhënë edhe raste kur ka implikim politik, nuk i kanë kthyer njerëzit.

Gjithë narrative, se ku është Ahmetaj na sposton nga thelbi i historisë, që është korrupsioni i inceneratorëve.

Zoti Ahmetaj po të ishte këtu, nuk do të kishte mundësi të kishte përballje reale me drejtësinë, duke qenë jashtë mund ta bëjë. Po të jesh i ndaluar nuk ke shans, po të futën brenda nuk flet”, deklaroi Hoxha.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV