Inceneratorët/ PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste në Konferencën e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Toni Gogu arsyetoi se pse u rrëzuan kërkesat e opozitës në Konferencën e Kryetarëve për një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen Ahmetaj.

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi dy kërkesat e opozitës për të zhvilluar të enjten një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, si dhe një mocion me debat, për çështjen e inceneratorëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi maxhorancën se po e kthen Kuvendin në një dyqan të pronarëve të inceneratorëve, të cilët – theksoi ai – vijojnë të marrin mara nga buxheti i shtetit ndonëse janë në kërkim nga drejtësia. “Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, tha Bardhi. Argumenti i shumicës ishte se çështja e inceneratorëve nuk paraqet asnjë urgjencë që të ndryshojë rendin e ditës të seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar dhe se tashmë kjo çështje i përket drejtësisë. “Ne i dhamë pëlqimin kryetares në zbatim të rregullores, por nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje urgjente duhet të thyejnë në seancën e menjëhershme. Në sesionin që do mblidhet kuvendi ditën e enjte, vendos kuvendi nëse ajo çështje do të përfshihet në rendin e ditës apo jo. Në rolin kushtetues, kuvendi e ka ushtruar kontrollin e vet parlamentar, tani është momenti i drejtësisë. Ne hartuam raportin dhe i hapëm rrugën Prokurorisë. Urgjencën e çmuam kur ishte urgjente, sot nuk është më çështje urgjente. Kur ti vijë radha do bëjmë debat. Nuk kemi asnjë lloj frike se kemi ushtruar detyrën tonë me përgjegjshmëri. Tashmë janë çështje që po i heton drejtësia dhe nuk kanë të bëjnë me veprimtari parlamentare. Kuvendi e ushtroi veprimtarinë e tij. Nuk mund të prisheshin rregullat dhe të sajohej një urgjencë e cila nuk ekziston urgjencë, Përmbajta e kërkesës nuk ka brenda asnjë urgjencë të cilën kuvendi nuk e ka bërë në momentin që ishte urgjente. Ne nuk mendojmë se janë çështje urgjente se nuk kanë përmbajtje. Të bësh debat dhe të flasësh kur drejtësia e ka marrë çështjen në dorë, do ti prishësh punë asaj”, tha para mediave deputeti socialist Toni Gogu.
Deputetët e opozitës kërkojnë zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin për të raportuar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore lidhur me paligjshmërinë e konstatuar në 3 procedurat e koncesionit/PPP së inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, masat e marra për shlyerjen e dëmeve financiare që i janë shkaktuar Buxhetit të Shtetit dhe masat e marra për të ndaluar menjëherë pagesat që janë rrjedhojë e 3 kontratave të paligjshme dhe që rezultojnë se janë të prekura nga fenomeni i korrupsionit masiv. Deputetët kanë kërkuar që kërkesa kërkese për interpelancë urgjente me kryeministrin të përfshihet në rendin e ditës të seancës së datës 20.07.2023, si pikë e parë e rendit të ditës.

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV