Rama nxjerr fotot e kamionëve me viktima në Itali/ Bën parashikimin e frikshëm: Nëse nuk…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama ka theksuar se shqiptarët të gjithë bashkë duhet të bëjnë të pamundurën për të evituar një tragjedi si ajo që po përjeton Italia aktualisht. Kryeministri ka publikuar fotot e trishta që vijnë nga Italia, ku shfaqet karvani i kamionëve të ushtrisë duke transportuar viktimat e shkaktuara nga koronavirusi.

Me këto foto Rama iu ka dërguar një mesazh qytetarëve shqiptarë, se pse duhet luftuar së bashku dhe pse duhet të zbatojnë masat e marra nga qeveria.

Kreu i qeverisë thekson se ne duhet ta shmangin me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo të Italisë, duke shtuar se për këtë duhet luftuar sa nuk është vonë.

Mesazhi i Ramës:

? LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

? Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!

? Në foton djathtas KARVANI I KAMIONËVE TË USHTRISË QË TRANSPORTONTE MBRËMË NGA BERGAMO DREJT 12 ZONAVE TË TJERA TË ITALISË, TRUPAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS, SEPSE KREMATORIUMI I ZONËS KA MBINGARKESË DHE NUK E PËRBALLON DOT NEVOJËN PËR DJEGIEN E KUFOMAVE???

? NE DUHET TA SHMANGIM ME ÇDO KUSHT DHE ÇMIM KATASTROFËN HUMANITARE QË PO NDODH NE BERGAMO DHE NË ZONAT E VERIUT TË ITALISË, KU SISTEMI EKSELENT SHËNDETËSOR RA NË GJUNJ, SEPSE NUK U MBROJT NGA MURI I MASAVE SHTRËNGUESE!

? DURIM, DURIM, DURIM! NUK DUHET TË NA NDODHË QË TA MËSOJMË SE ÇFARË TË GJEN NËSE NUK LUFTON SA S’ËSHTË VONË!

Lexo edhe :  2025-a regjistroi dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV