Margot Robbie duket krejtësisht retro në foton e parë të filmit “Barbie”, dhe kjo nuk është vetëm për shkak të makinës kabriolet rozë. “Barbie” është një fashioniste e vërtetë, që kombinon në mënyrë perfekte një fustan me vija me një rrip flokësh me pika.
E gjithë krijimtaria e veshjeve dhe aksesorëve në film është meritë e kostumografes që ka fituar edhe çmim Oscar, Jacqueline Durran, ndaj edhe çdo detaj i filmit është komentuar edhe gjatë këtyre ditëve të prezantimit për mediat, ende pa dalë në kinema.
Interneti duket se nuk po mjaftohet me të gjitha prurjet, krejtësisht rozë nga “Barbie”. Mes veshjes së Robbie-t, flokëve bionde dhe ngjyrës portokalli të Gosling-ut, filmi i ka tërhequr të gjitha hallkat në frontin e modës.
Fjongot dhe shajet në flokë, stili retro, bizhuteritë me guaska, fustanet me pika etj., janë vetëm disa nga larmia e veshjeve dhe aksesorëve që Barbie dhe personazhe të tjera përdorin në film, por ajo që na duhet më së shumti në këtë kohë është “Barbie” e plazhit.
“Barbie” është gjithmonë e kombinuar me aksesorë perfektë, edhe në plazh! Robbie, diku, shihet me një fustan tjetër rozë (me një prerje zemre në pjesën e bustit) dhe kapelë dielli perfekte. Pikërisht kjo e fundit është aksesori që ju duhet më shumë në këtë periudhë të nxehtë.
Një kapelë e stërmadhe, jo domosdoshmërisht simetrike, por me një strehë të bollshme për të përballuar rrezet e forta. Natyrisht, nëse dizajni është ai i Robbie-t, bardhë e rozë, atëherë je plotësisht IN.