Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi/Arkivolet dalin njëri pas tjetrit-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia është gjunjëzuar nga koronavirusi, ku numri i viktimave vijon të rritet. Ndërsa Bergamo është shndërruar në simbolin e kësaj tragjedie.

Numri i të vdekurve është tejet i madh dhe tani nuk ka as vende në varreza. Për këtë arsye është gjetur si zgjidhje djegia e trupave.

Siç duket edhe nga videot automjetet e ushtrisë që transportojnë 60 arkivole në krematoriumet në Modena, Acqui Terme, Domodossola, Parma, Piacenza dhe disa qytete të tjera.

Të mërkurën, sipas të dhënave zyrtare, 93 persona vdiqën, por sipas kryetarit të komunës së Bergamos, Giorgio Gori, shumë njerëz vdesin me simptoma të ngjashme me ato të Covid-19, para se të jenë testuar, shkruajnë mediat italiane.

Agjencitë e varrimit nuk janë më në gjendje të menaxhonin shërbimin; disa janë të mbyllura sepse punonjësit janë të sëmurë.

Krematoriumi i qytetit, i cili funksionon 24 orë në ditë për një javë, nuk është më në gjendje të përballojë urgjencën. Kështu në mbrëmjen e së mërkurës, automjetet e ushtrisë i dërguan arkivolet në krematoriume në rajone të tjera të disponueshme për t’i pranuar ato. Këto qytete janë falenderuar nga kryetari i Bergamos, i cili i shkroi një letër secilit prej kolegëve të tij. Hiri i trupave do të kthehet në Bergamo dhe do të dërgohet në vendet e origjinës së të ndjerit.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV