I vendoset sekuestro diskos së njohur në Shëngjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Lezhës ka vendosur masën e sekuestros për një lokal që është ndërtuar në bregun e detit.

Sipas prokurorisë, objekti disko verore “Yacht Club” dhe “Lounge bar”, me administrator shtetasin Denis Ndrecaj janë ndërtuar pa leje ndërtimi të dhënë nga bashkia Lezhë.

Në këto lokale performojnë reper të njohur të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Duke qenë se ky objekt është produkt i veprimtarisë kriminale, është ndërtuar pa leje ndërtimi të dhënë nga organet përkatëse si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë ose të zgjasë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të Kodit të Procedurës Penale”, prokuroria kërkon vendosjen e sekuestros preventive.

KËRKESË PËR VENDOSJEN E SEKUESTROS PREVENTIVE

Në Lezhë, sot me datë 13.07.2023. Unë Erjon SHEHAJ, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, pasi studiova aktet e procedimit penal me nr. 492 të vitit 2023, që bënë fjalë për veprën penale të “Ndërtimit te paligjshëm” të parashikuara nga neni 199/a te Kodit Penal.

KONSTATOVA:

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Lezhë, ka riregjistruar procedimin penal nr. 492 të vitit 2023, për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 te K.Penal.

Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se nga ana e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Lezhe, është paraqitur ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë një kallëzim penal ndaj shtetasit Denis Ndrecaj, subjekt fizik me nipt L76506004P, me adresë në Shëngjin – Kune, Lezhë, objekt në pasurinë me nr. 79/23, zona kadastrale 1987, disko verore “Yacht Club” dhe Lounge bar.

Nga aktet e këtij kallëzimi penal rezulton se Inspektoret e Inspektoratit Vendor te Mbrojtjes se Territorit, pranë bashkisë Lezhe, ne zbatim te ligjit nr 9780, dt 16.07.2007, “Per inspektimin dhe mbrojtjen e Territorit nga ndërtimet e kundraligjshme”, me dt 12.06.2023, kane ushtruar kontroll ne subjektin fizik Denis Ndrecaj, i pajisur me nipt L 765060004P. Gjate ushtrimit te kontrollit ne kete subjekt, inspektoret e IVMT, kane konstatuar kundërvajtjen sipas procesverbalit te konstatimit te kundërvajtjes nr 225, dt 12.06.2023, “Objekt me konstruksion druri me funksion disko verore, me sipërfaqe 900 m2” pa leje nga Drejtoria e Planifikimit e Zhvillimit te Territorit, procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes me nr 226, dt 12.06.2023”, objekt me konstruksion druri me funksion “Lungo bar”, me sipërfaqe 250 m2” pa leje nga Drejtoria e Planifikimit e Zhvillimit te Territorit.

Ne vijim pas procesverbalit te konstatimit nga ana e Inspektoreve te IVMT, prane bashkise Lezhe, Kryeinspektori, ne zbatim te ligjit nr 9780, dt 16.07.2007, “Per inspektimin dhe mbrojtjen e Territorit nga ndertimet e kundraligjshme”, neni 5, pika d, si dhe VKM nr 894, dt 04.11.2025, “Per unifikimin e praktikave te Kontrollit te territorit”, nepermjet vendimit nr 220, dt 13.06.2023, me nr serie 000220 dhe vendimit nr 221, dt 13.06.2023, ka vendosur ndaj kundravajtesit Denis Ndrecaj” prishjen e objekteve te kundraligjshme. Nepermjet vendimit nr 138, dt 12.06.2023, me nr serie 000138 dhe vendimit nr 139, dt 12.06.2023, ka vendosur masat ”Per denim me gjobe” ndaj kundravajtesit Denis Ndrecaj.

Eshte bere kqyrja e objekteve te ndertuar pa leje nga ana e shtetasit Denis Ndrecaj, ku jane pasqyruar punimet e kryera per keto objekte. Në këto rrethana, objekti disko verore “Yacht Club” dhe “Lounge bar”, me administrator shtetasin Denis Ndrecaj jane ndertuar pa leje ndertimi te dhene nga bashkia Lezhe.

Duke qene se ky objekt eshte produkt i veprimtarisë kriminale, eshte ndertuar pa leje ndertimi te dhene nga organet perkatese si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë ose te zgjase pasojat e vepres penale për të cilën është regjistruar ky proçedim penal, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të Kodit të Proçedurës Penale.

KËRKOJ

1.Vendosjen e sekuestros preventive për objektin disko verore “Yacht Club”, me adresë në Shëngjin – Kune, Lezhe, me administrator Denis Ndrecaj, i cili ndodhet i ndërtuar në pasurinë me nr 79/23, volume 7, faqe 161, zona kadastrale 1987, duke ndaluar shitjen, dhurimin, transferimin e tij, mosushtrimin e aktivitetit, ashtu dhe ne gjendje faktike.

2.Vendosjen e sekuestros preventive për objektin “Lounge bar”, me adrese në Shëngjin – Kune, Lezhë, me administrator Denis Ndrecaj, i cili ndodhet i ndërtuar ne pasurinë me nr 79/23,volume 7, faqe 161, zona kadastrale 1987, duke ndaluar shitjen, dhurimin, transferimin e tij, mosushtrimin e aktivitetit, ashtu dhe ne gjendje faktike.

Të fundit

FOTOLAJM/ Rama ndan pamjet nga Valbona e mbuluar nga dëbora

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës dhe bujtinat alpine,...

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”/ Një shfaqje për familjen!

Një ftesë për reflektim dhe për liri zgjedhjeje, duke ruajtur personalitetin është melodrama “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, e cila po vijon të shfaqet për...

Kush ishte aviatorja e parë femër?

Aviatorja e parë femër ishte parizianja Raymonde de Laroche , pseudonimi i Elise Deroche, e cila mori patentën e pilotit më 8 mars 1910. Vajza e një hidrauliku, ajo...

Qeveria miraton sot shpërblimet e fundvitit, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Sot rreth orës 12:00 pritet që të zhvillohet një mbledhje e kabinetit qeveritar, ku BalkanWeb mëson se do të merret një vendim sa i...

Shqipëria kalon objektivin e vendosur nga NATO, rritet shpenzimi në fushën e Mbrojtjes!

Shqipëria e ka kaluar në 2024 shifrën e përdorimit të 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, shifër kjo e vendosur nga...

Lajme të tjera

Web TV