Bie teksa po lyente muret e një ndërtese, humb jetën bojaxhiu në Elbasan

Një 45 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Elbasan pasi ka rënë nga lartësia. Mësohet se 45 vjeçari ka qenë duke lyer muret e një ndërtese kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia. Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.