Rodos në momente dramatike, flakët “përpijnë” shtëpitë në ishullin grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momente dramatike po jeton Greqia e sidomos ishulli i Rodos, ku zjarri është jashtë kontrollit dhe flakët po përpijnë gjithçka.

Zjarri nisi në një pyll dhe tashmë ka dalë jashtë kontrollit. Flakët kanë mbërritur në Kiotari, duke djegur banesa dhe makina. Banorët janë evakuuar nga Kiotari ndërsa zemra dhe mendja e tyre ndodhet akoma aty, në banesat që u digjen.

Zjarrfikësit po luftojnë në tre fronte aktive në Rodos, por situata shqetësuese është në Kiotari dhe në jugperëndim drejt Gennadit.

10 avionë (7 grekë, 1 kroat dhe 2 turq)po punojnë për shuarjen e flakëve, po ashtu forcat tokësore që operojnë janë 266 zjarrfikës me 16 ekipe dhe 49 mjete ujore. Forcat zjarrfikëse janë duke u forcuar vazhdimisht dhe së shpejti priten edhe 10 mjete të tjera me 60 zjarrfikës.

Operacioni i evakuimit filloi mesditën e së shtunës, duke përfshirë anijet e Rojës Bregdetare, varkat private, një anije mallrash, një traget pasagjerësh. Sipas guvernatorit rajonal të Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos, rreth 8000 persona janë evakuuar dhe janë zhvendosur në një vend të sigurt. Informacionet tregojnë se më shumë se 30,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në një vend të sigurt.

Të fundit

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

A mund t’i fshijmë kujtimet e këqija? Sipas mjekëve ka disa metoda që mund t’i zbehin ato

A mund të bëhet realitet fantashkenca? Në “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” të vitit 2004, personazhi i Jim Carrey i nënshtrohet një procedure fshirjeje...

Lajme të tjera

Web TV