Sulm në një lokal në kufirin SHBA-Meksikë, vriten 11 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë është arrestuar në Meksikë nën dyshimin se i vuri zjarrin një lokali pasi u dëbua, duke vrarë 11 persona, thonë zyrtarët. Sulmi ndodhinë San Luis Rio Kolorado, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa lokali ndodhet vetëm një rrugë larg kufirit.

Autoritetet thonë se një i ri i dehur hodhi një koktej molotov në lokalin “Beer House” pasi e dëbuan nga lokali. Zjarri la të vdekur shtatë burra dhe katër gra dhe katër persona të tjerë të shtruar në spital, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Sonora, shkruan BBC.

Një numër i të plagosurve u dërguan me urgjencë përtej kufirit në spitalet në Shtetet e Bashkuara për trajtim. Është e paqartë nëse incidenti ka lidhje me krimin e organizuar, i cili ka pllakosur Meksikën për vite me radhë.

Të fundit

Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë, Mjekët ngrenë alaramin

Vitin e shkuar sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave ato ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën...

“Bota në ankth”/ Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin?

Nëse presidenti Trump vendos të dërgojë bombardues amerikanë për të ndihmuar Izraelin në shkatërrimin e impianteve bërthamore në Iran, do të fillonte një fazë...

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj dhe nuk është vetëm. E...

Filmi “Elio”, udhërrëfyesi galaktik i Pixar-it, plot humor dhe ndjeshmëri

Rikthime në stilin e Spielberg-ut dhe një alien i zjarrtë e i orientuar nga marrëveshjet janë mes elementëve të njohur në animacionin më të...

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një sulm ndaj Iranit. “Shpresoj...

Lajme të tjera

Web TV