Përjashtimi i Mbappe nga PSG, flet kapiteni Marqiunhos: “Ai është shumë i rëndësishëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylian Mbappe mbetet në qendër të vëmendjes, me sulmuesin i cili po kalon një periudhë shumë të vështirë në Paris.

“Nga shkëlqimi te rënia” e francezit dhe gjithçka bëhet për të ardhmen, me talentin, i cili refuzoi aktivizimin e klauzolës për të rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2025 dhe tashmë Paris Saint-Germain rrezikon ta humbasë me parametra zero.

Mbappe është përjashtuar nga skuadra, e cila ka udhëtuar drejt Japonisë për një turne miqësor dhe tani lamtumira duket në horizont.

Por, zhvillime të reja kanë ndodhur së fundmi, pasi Al-Hilal ka propozuar një ofertë “stratosferike” për Mbappe, ndërsa e ardhmja e tij është plotësisht në pikëpyetje, pasi edhe Real Madrid e ndjek me interes.

Ndërkohë, në Paris askush nuk mund ta kalojë lehtë këtë situate edhe njëri prej tyre është edhe kapiteni i parizienëve, Marquinhos, me brazilianin i cili ka shprehur dëshirën që ai të qëndrojë te PSG.

 “Shpresoj që të gjendet një zgjidhje e mirë për të gjithë dhe Mbappe të qëndrojë në Paris. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe e ka treguar në fushën e lojës. Ne duam që te PSG të jenë gjithmonë lojtarë të nivelit të tillë. Cilësitë e tij nuk diskutohen, por kjo është një çështja delikate, një histori që kalon mbi ne, lojtarët dhe ka të bëjë me drejtuesit, presidentin dhe lojtarin në fjalë. Shpresoj që ata të gjejnë një zgjidhje të mirë që ai të jetë pjesë e grupit dhe të na ndihmojë këtë sezon” – tha mbrojtësi brazilian.

Të fundit

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Lajme të tjera

Web TV