Okafor flet për herë të parë si lojtar i Milanit: “Ky klub ka qënë gjithmonë endrra ime”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari më i ri në skuadrën e Milanit, Noah Okafor flet për herë të parë si pjesëtar e familjes “kuqezi”.

Duke folur për kanalet zyrtare të klubit, sulmuesi theksoi se ka qenë tifoz i Milanit që fëmijë, ndërsa shtoi se është gati të shkruajë historinë.

“Milan ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe nuk po e them këtë vetëm për shkak të transferimit, por ky klub përfaqëson realizimin e ëndrrës time. Kur isha i vogël admiroja Kaka-n dhe Ronaldinho-n duke luajtur me këtë fanellë dhe vitin e kaluar kisha kënaqësinë e madhe të luaja kundër Milanit në San Siro, duke veshur fanellën e Salzburg-ut. Për ne rezultati në atë kohë ishte një katastrofë, por përvoja e ndjenjës së forcës në stadium ishte e pabesueshme. Unë personalisht e kam përjetuar këtë pasion të tifozëve kuqezi dhe jam magjepsur prej tyre. Gjithashtu, kur shënova kundër Milanit vitin e kaluar, atë natë bisedova edhe me Rafael Leao-n. Mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerin, të gjithë stafin, drejtorët dhe të gjithë anëtarët e klubit. Mezi pres të ndjej entuziazmin dhe pasionin e tifozëve. Unë dua ta ndihmoj Milan-in të shkruajë histori të veçanta dhe të fitojë. Faleminderit që më lejuat të jem këtu.” – tha Noah Okafor.

Të fundit

DER SPIEGEL: Për krimet në Gazë është bashkëfajtore edhe Gjermania

Në një koment të ashpër, revista gjermane DER SPIEGEL ngre alarmin për shndërrimin e luftës së Izraelit në Gaza...

Opozita kërkoi shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak, socialistët…

Debatet dhe akuzat kanë shoqëruar mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak te Tiranës. Keshilltarët e opozitës kanë përsëritur kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt...

Zjarri në Kakavijë, ndërhyjnë helikopterë nga Greqia

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha përfshiu këtë të mërkurë fshatin Kakavijë në bashkinë Dropull, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Flakët shpërthyen...

Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha dy vite pa folur, nuk e linte gruaja

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel...

Zjarr në pyllin e Lybeshës, terreni malor bën të vështirë punën e zjarrfikësve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin në fshatin Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Mësohet se flakët kanë rënë në një sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV