Të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve/ Nis aplikimi i gjobave për këmbësorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumta janë rastet kur qytetarët i bien shkurt duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke u bërë një potencial serioz për aksidente në rrugore. Qytetarët rrezikojnë jo vetëm veten e tij, por edhe drejtuesit e automjeteve duke kaluar mes për mes autostradës Tiranë-Durrës.

Por një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët.

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë Lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: 1 mijë Lekë të reja masa adminstrative për këmbësorin. Deri në likujdimin e masës administrative, i mbajmë kartën e identitetit dhe në momentin që këmbësori paraqet mandatin, i kthehet karta e identitetit.

Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.

Të fundit

Koha për t’u kthyer në shtëpi

Nga Elisa Dedja Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë...

Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit

Kryetari i PSD rikonfirmoi kandidaturën e tij për deputet në këtë qark ndërsa i bëri thirrje Diasporës për mbështetje. Sekretari organizativ i PSD, Klementin Mile,...

Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani: Ka pësuar krizë në frymëmarrje

Vatikani ka njoftuar këtë të shtunë se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore pasi ka pësuar një krizë astmatike të frymëmarrjes që solli...

Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet

Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati...

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë se sulmi ndodhur gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV