Petro Koçi jep dorëheqjen si nënkryetar në Komisionin e Edukimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit, pas një përplasje të gjatë në lidhje me ligjin e Akademisë. Në një postim në Facebook, Koçi shprehet i zhgënjyer nga qëndrimi i disa deputetëve të mazhorancës gjatë kalimit të ligjit në komision.

Ai shkruan se ëstë ndjerë i fyer nga opozita por edhe nga mazhoranca.

“Zoti Koçi, ne ambientin parlamentar perflitet se ju kini dhene doreheqjen para disa kohesh nga pozicioni i nekryetarit te Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik. I mbeteni akoma te njejtit qendrim pasi projektligji juaj tashme kaloi ne seancen parlamentare?

Sigurisht qe po. Ne daten 11 Korrik ne mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe zotit Beqiraj. Nje projekt qe gezonte mbeshtetjen e shumices se komunitetit akademik. Ne perfundim te mbledhjes une deklarova doreheqjen per dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh ne votim me manovren e largimit te deputeteve te opozites dhe reduktimt te prezences deri ne mungese kuorumi. E dyta sepse disa kolege te maxhorances mbajten qendrime me ekuivok duke e mundesuar taktiken e opozites per te rrezuar kuorumin.  E konsiderova fyerje si sjelljen e opozites ashtu edhe ate te kolegeve te mi. Une nuk pres vota pro nga opozita, sepse as nuk dua te ndihen te kompromentuar. Por moslejimin e votimit nuk e pranoj. Kjo eshte kunder rregullores dhe normalitetit. Marrja e pushkeve politike kunder Gjinushit nuk mund te cenoje proceduren parlamentare. Prandaj deklarova doreheqjen. Mendoj se ndodhi te tilla nuk mund te kalojne pa pasoja. Dhe terheqja ime nuk ka lidhje me fatin e nje projektligji por me fatin e procedures dhe rregullit parlamentar.

Lexo edhe :  Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

Ne pozicionin e anetarit te thjeshte neper komisione do kem serish te njejtin angazhim parimor.

Edhe nese per kete doreheqje nuk e vret njeri derrin ne ate komision, per mua ka rendesi qetesia e ndergjegjies time politike.”- shkroi Koçi.

Dy deputetët e PS-së Koçi e Beqiraj dërguan një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka para se të miratohej pr/ligji ku kërkonin  që të miratohej të hënën vetëm amendamenti që lejonte kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75 vjeç. Opozita e kritikoi këtë kërkesë të depozituar më herët nga dy deputetët si një manovër për të mbajtur akademikun, Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave përgjithmonë. Ky projektligj u miratua në seancën e fundit plenare.

Të fundit

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin...

Lajme të tjera

Web TV