Haradinaj: Do ta mbroj të drejtën e veteranëve, por jo duke shkatërruar shtetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit – aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta.

Në takim me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së, Haradinaj tha se sjellja e Kurtit ndaj këtyre kategorive është jonjerëzore dhe jokombëtare.

Ai shtoi se përjashtimi i veteranëve të UÇK-së nga rritja e pagës minimale është e pandershme nga kryeministri Kurti.

Haradinaj theksoi se pushteti nuk mund të fyejë veteranët në emër të fryrjes së listave të veteranëve, derisa tha se Kurti nga kafetë me serbë në zyrë të Demaçit, shkoi në burg në Serbi.

Kritik ndaj Kurtit u shprehën edhe organizatat e dala nga lufta, sipas të cilave “kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës për të ardhur tek liria”.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se mazhoranca ka bërë tradhti kombëtare me miratimin e Ligjit për pagën minimale, duke përjashtuar veteranët.

Ai tha se nuk do të heqin dorë nga veprimet për të kundërshtuar këtë vendim, megjithatë tha se do të presin deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas dërgimit të këtij ligji nga AAK-ja për interpretim.

Ndërkaq, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e invalidëve të luftës, tha se ekzekutivi nuk po i respekton ata.

Ndërsa, Emin Lati nga OVL-UÇK, kërkoi nga partitë opozitare, sidomos siç e quajti ai, krahu i luftës, që të bëhen bashkë në Kuvend për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Në anën tjetër, Bajram Qerkini nga Shoqata “Zëri i Prindërve” , tha se kryeministri Kurti s’ka realizuar asgjë nga ajo që ka premtuar.

Lexo edhe :  Lista Serbe akuzon KQZ se po i mohon të drejtën për vëzhgim në ditën e zgjedhjeve

Pas përfundimit të diskutimeve, kryetari i AAK-së, Haradinaj iu drejtua mediave, ku tha se do të mbrojë të drejtën e veteranëve, por jo duke shkatërruar shtetin e Kosovës.

Krahas këtyre, deputetë të AAK-së kanë paralajmëruar disa iniciativa ligjore që do t’i ndërmarrin në Kuvend, përfshirë edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së.

/KosovaPress/

Të fundit

Pas vdekjes së Liam Payne,ish partnerja e tij kërkon mbrojtje për veten dhe djalin e tyre

Këngëtarja Cheryl Cole ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, jo vetëm për shkak të humbjes së babait të...

“Shpëton” pa asnjë ditë burg! Mbyllet gjyqi i Trumpit, por betimin e bën me dënim penal

Dënimi i dhënë presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, për çështjen e pagesave të bëra për të blerë heshtjen e një ylli të filmave për...

Rama: Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës metropol

Në takimin e zhvilluar në Elbasan kryeministri Edi Rama u ndal tek disa zhvillme të rëndësishme që do të përfshijnë qytetin. Kryeministri u shpreh...

Rregjistrohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Sierra Leone

Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Sierra Leone, u regjistrua rasti i parë i lisë së majmunëve, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit. Në deklaratë thuhet se...

Skema e re e kredive të buta/ Veliaj: 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet...

Lajme të tjera

Web TV