Shuhet piktori i njohur, miqtë: Ike po le pas një perandori me tablo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zemra e piktorit qeparotas Vangjel Gjikondi ka pushuar së rrahuri, pas një sulmi kardiak. Miq dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të artistit.

“Sa po me dhemb ikja jote, Gjikond, nuk do mundem ta pranoj që nuk do jesh më! Ishe GJIGAND në pikturë ani pse imcak e i brishtë në fizik, i ndjeshëm dhe në shpirt artist i madh.Qofsh i Parajsës Vangjel Gjikondi, ike por shumë ke lënë pas, një perandori me tablo, me emocione qe do transmetojnë se jeta, Vangjelin që njohëm!” shkruan piktori Zaim Elezi.

Agron Bejte shkruan se ndarja fizike nga jeta e Gjikondit shënon një humbje të madhe për të gjithë ata që e njohën.

“Të qoftë dheu i lehtë…u largove shpejtë. Do më mungoj komunikimi që kishim ndërtuar. Lamtumirë !”, shkruan ai.

Po ashtu arkitekti dhe artisti Arben Biccoku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut.

“Pushofsh ne paqe Vangjel Gjikondi”, shkruan ai.

Vangjel Gjikondi studioi në Akademinë e Arteve gjatë viteve 1975-1983, dhe që në këtë periudhë punët e tij nisën të spikasin. Vepra të tij janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve( si Pejzazh nga Tirana, 1983).

Ka qenë aktiv me portrete, peizazhe, ilustrime etj., dhe ekspozita personale e kolektive edhe përgjatë viteve të fundit. Veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut nga lindja në vdekje mbajtur afro 5 vjet më parë në Muzeun Historik Kombëtar.

Një punë 10-vjeccare që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikës. Gjikondi ishte një nga zërat kritik më aktiv veçmas sa i përket mënyrës së menaxhimit të artit pamor dhe hapësirave të ekspozimit.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV