Ndryshimet klimatike/Shqipëria parashikohet të përjetojë shkallën më të madhe të ngrohjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat ekstreme me të cilat po përballen disa vende këtë verë, përfshirë këtu vendin tonë sjellin edhe një herë në vëmendje ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Teksa prej vitesh në dokumente flitet për efektet që kanë këto ndryshime, vetëm materializimi që po shihet vit pas viti po i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm për atë që shihet si e ardhmja e re.

Banka Botërore e cila është edhe një nga institucionet kryesore që ka bërë projeksione mbi temperaturat, reshjet dhe element të tjerë të lidhura me klimën për Shqipërinë ka parashikuar se Shqipëria pritet të përjetojë shkallet më të mëdha të ngrohjes në gjithë Europën Juglindore.

Kjo do të thotë se do të kemi një rritje të temperaturave me 2,4°C në 3,1°C gjatë qershorit deri në gusht.

“Monitor” iu rikthye edhe një herë të dhënave nga portal i klimës që Banka rifreskon herë pas here ku në profilin e klimës për Shqipërinë thuhet se rritja e temperaturave dhe nxehtësia ekstreme paraqesin gjithashtu rreziqe të mëdha shëndetësore për popullatën.

“Temperaturat me tendencë ngrohjeje në gjithë vendin, së bashku me uljen e reshjeve, ka të ngjarë të çojnë në stres për ujë për zonat më të thata të vendit.

Rritja e temperaturave si dhe rritja e shpeshtësisë dhe intensitetit të thatësirave ekstreme dhe përmbytjeve me shumë gjasa mund të reduktojnë rendimentet e të korrave; të rëndësishme si për konsumin e brendshëm ashtu edhe për kulturat e eksportit.

Ndryshimet në temperaturat e parashikuara tregojnë se në zonat bregdetare do të ketë më shumë ditë të nxehta dhe valë të të nxehtit, gjë që rrit edhe rreziqet e thatësirës dhe rreziqeve më të mëdha nga zjarri.

Lexo edhe :  Rama mbledh sot kabinetin qeveritar, çfarë pritet të diskutohet

Me rritjen e temperaturave pritet të ulen edhe bora dhe ngricat dhe kjo ka të ngjarë të rezultojë në një rritje të probabilitetit të ngjarjeve ekstreme dhe një ndryshueshmëri më të lartë brenda vitit të temperaturave minimale.

Ndryshimet sezonale të temperaturave për Shqipërinë, parashikojnë një zgjatje të sezonit me temperature të larta nga 37 deri në 22 ditë nga veriu në jug” thuhet në përmbledhjen e Bankës Botërore për vendin tonë.

Në të gjithë skenarët e emetimeve, temperaturat do të vazhdojnë të rriten për Shqipërinë gjatë gjithë fundit të shekullit.

Sipas një skenari me emetim të lartë, temperaturat mesatare do të rriten me shpejtësi nga mesi i shekullit. Përgjatë ciklit sezonal rritja e temperaturës do të ndihet nga prilli në qershor dhe përsëri nga fundi i gushtit deri në fillim të tetorit me temperatura ditore më të larta se 25°C.

Por çfarë mund të bëjnë vendet në kushtet e temperaturave ekstreme? Ekspertet vlerësojnë se teksa në rang global duhet një bashkëpunim dhe angazhim më i madh në rang kombëtar mund të merren masa që përmirësojnë atë që quhet mikroklimë.

Gjelbërimi më i madh dhe shfrytëzimi me kriter i burimeve ujorë është njëra anë e medaljes ndërkohë që mund të eliminohen ose minimizohen element të tillë si i zjarret nga mbetjet, nga pyjet, trotuaret e shumta që reflektojnë nxehtësi, soletat e depozitat mbi pallate. Të gjithë këto elemente bëjnë atë që njihet si ndryshim lokal i klimës./Monitor

Grafiku majtas tregon temperaturën historike dhe të parashikuar për Shqipërinë nga 1986 deri në 2099 sipas skenarëve nga më i lehti tek më ekstremi(ngjyra e kuqe) Grafiku djathtas tregon ndryshimin në ditët e verës me temperatura mbi 25 gradë celcius.

Të fundit

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV