Më pak raste se në Shqipëri, por në Maqedoni dhe Serbi shpallet gjendja e jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nga selia e Presidencës në Vilën Vodno, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të virusit Corona.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrjeje në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga infeksionet me virusin Corona.

Qeveria i kërkoi kuvendit që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në nivel shteti meqënëse kryeministri Oliver Spasovski konsideron, se situata me virusin Corona është e jashtëzakonshme dhe masat e ndërmarra deri tani, edhe pse kanë dhënë rezultate, nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me epideminë.

Ka mbërritur në 35 numri i personave të infektuar nga Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se katër personat e fundit të diagnostikuar kanë qenë familje dhe miq me personat e djeshëm të diagnostifikuar nga Shkupi. Për momentin në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analiza laboratorike edhe për 30 persona të tjerë ,pjesa më e madhe nga Dibra, dy nga Shkupi e një nga Kumanova. Ata janë pjesë e verifikimit parandalues e aktualisht nuk kanë simptoma.

Edhe Serbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së virusit Corona. Numri i infektimeve po shtohet nga dita në ditë.

Sipas të dhënave të fundit, në Serbi janë infektuar nga virusi Corona rreth 80 persona. Deri tani nuk ka raste të vdekjeve, por autoritetet serbe kanë vendosur të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, në përpjekje për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Vendimi erdhi pas apeleve të pasusksesshme që qytetarët të mbeten në shtëpi dhe të mos dalin jashtë pa nevojë. Vendimet e ashpra janë marrë me 18 mars dhe ato parashikojnë që në qyetete, personat më të moshuar se 65 vjet, të mos dalin nga shtëpia. Ndërsa në fshatra dhe vendet me më pak se 5.000 banorë, dalja nga shtëpia u ndalohet personave më të moshuar se 70 vjet. Me 18 mars është futur në fuqi edhe një lloj ore policore, sepse nga ora 20:00 e deri në 5:00 të mëngjesit ndalohet lëvizja e njerëzve në rrugë për të gjithë.

Të fundit

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga katër persona në Tiranë

Policia  e Tiranës ka vënë në pranga katër persona pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në...

Capital T dhe Adrola Dushi konfirmojnë zyrtarisht lidhjen

Këngëtari Capital T, ka konfirmuar zyrtarisht romancën e tij të shumë përfolur me modelen Adrola Dushi. Teka ka publikuar disa foto nga ditëlindja e tij...

Zelensky do të takohet me mbretin Charles, çfarë pritet të ndodhë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Zëdhënësi i Zelenksyt, Sergiy Nykyforov konfirmoi lajmin...

Rrugës për Greqi’, Rama fton shqiptarët nesër në Panairin e Punës në Athinë

Kryeministri Edi Rama me një tjetër postim në Facebook ka ftuar shqiptarët e Greqisë që nesër të marrin pjesë në panairin e punës që...

Mbyllen primaret në PD, pritet grumbullimi i gjithë kutive të Tiranës në seli

Procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike ka përfunduar në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. Siç bën me dije gazetarja Danjela Maloku, në...

Lajme të tjera

Web TV