Ilir Daja: “Kemi bërë paraqitje të mirë, mund të kishim shënuar më tepër gola”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, fitorja ndaj Larnes ishte shumë e mirë dhe u shpreh i lumtur me ekipin e tij.

Fitorja: Është një ekip që ka karakteristika të veçanta dhe ne nuk duhet t’i linim të luani lojën e tyre. Kemi poseduar shumë mirë topin dhe patën një ritëm shumë të mirë deri në minutat 70 dhe 80. Kishim vetëm 4 ditë kohë për t’u përgatitur. Kemi marrë lojtarë të rinj, por këto nuk janë ndeshje për të prezantuar lojtarë të rinj. Një ndeshje shumë të mirë pati Kryeziu. Patëm mungesa, pasi Kuçi doli në nxemje, por nuk ishte në gjendje të luante. Kemi bërë paraqitje të mirë, por futbolli në këto raste nuk është 90 minuta, por 180 minuta.

Më shumë se 3-0: Gjithmonë ka më mirë,por edhe 3-0 është një rezultat i mirë, pasi kundërshtarët janë një ekip që pësojnë pak, pasi janë të disiplinuar në mbrojtje. Që dmth t’i shënosh një ekipi që vetëm mbrohet sigurisht që na kënaq fakti që bëmë tre gola, por normale nëse do shënonim më shumë do të ishim gëzuar më shumë. Po të ishim treguar më cinik do të kishim mundur të shënonim, pasi rastet i patëm.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV