Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti në muze/ Veliaj: Perla e radhës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët.

Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit.

Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga rikonstruktimet që janë bërë në Tiranë, si “Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, të cilat tashmë janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ai tha se “Shtëpia Agolli” do jetë perla e radhës për Tiranën tonë. “Kjo është perla e radhës në një varëse rruazash të bukura të Tiranës sot. Edhe për këdo ka nevojë që të bëjmë një bilanc, kujtoj se nga viti 2015-të rikthyem Pazarin e Ri, rikthyem Kalanë e Tiranës, rikthyem kinemanë ‘Maks Velo’, këtë pallat, këto dy shtëpi muze, “Shtëpia me Gjethe”, “Bunk’Art”.

Pra, sot Tirana ka shumë stacione. U rikthye më në fund edhe Hotel “Dajti” dhe besoj se bashkë me Guvernatorin do të kemi shumë shpejt një ekspozitë të Ibrahim Kodrës për ta hapur zyrtarisht, patjetër si seli e bankës, por më tepër si një aset për qytetin, me salla të ndryshme.

Lexo edhe :  Mendova se nuk më interesonte arti i Rilindjes, por më pas u njoha me fuqinë e tij

Kur faktet flasin, besoj se shterojnë gjithë argumentet dhe gjithë zhurmat për çështjet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Lajme të tjera

Web TV