Roza Lati rrëfen periudhën e depresionit: Qaja në çdo cep të shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roza Lati njihet si një natyrë e hapur dhe pa komplekse.

Ajo ka bërë një rrëfim pa doreza së fundmi. E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja foli për një periudhë gjatë të cilës tha se kishte qenë në depresion.

Roza u shpreh se në 2016 kishte mbetur pa punë dhe këtë fazë e kishte kaluar shumë keq, duke shtuar se qante në çdo cep të shtëpisë.

“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Isha te “Dance with me” dhe pasi mbaroi emisioni mu bllokua një sezon televiziv. Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet. Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qira, kisha marrë makinën me kredi. E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit. Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë. Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj? Kam qarë në çdo cep të shtëpisë.”-tha ajo.

Të fundit

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

A mund t’i fshijmë kujtimet e këqija? Sipas mjekëve ka disa metoda që mund t’i zbehin ato

A mund të bëhet realitet fantashkenca? Në “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” të vitit 2004, personazhi i Jim Carrey i nënshtrohet një procedure fshirjeje...

Rovena Stefa në një romancë me ish-burrin e Drenushës, Atilla Kardesh?

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa e cila mori pjesë në Big Brother VIP Kosova 3, aludohet se ka nisur një romancë të re me...

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 vota nga diaspora

Kanë mbërritur në Parkun Olimpik të Tiranës rreth 3200 vota të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zarfet janë marrë në dorëzim nga KQZ,...

Lajme të tjera

Web TV