Ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve tek gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çrregullimet hormonale fshehin një sërë problemesh të tjera që shfaqen në mënyra të ndryshme.

Duke filluar që nga aknet, lodhja, problemet me djersitjen e tepërt apo fryrjet e trupit të gjitha fshehin pas hormone të çrregullta. Megjithëse zakonisht rekomandohet ndihma mjekësore, ka edhe disa mënyra shumë të thjeshta se si mund të përballeni më këtë problem.

Në këtë artikull ju tregojmë një listë me ushqime që ndihmojnë pikërisht në rregullimin e hormoneve tuaja. Më poshtë i gjeni të shpjeguara ato njëra pas tjetrës me të gjitha vlerat që i dhurojnë trupit.

Perimet jeshile

Perimet jeshile dhe kryesisht brokoli apo lakra janë pastrues natyral të trupit nga hormonet e shumta.

Duke qenë se kanë një përzierje vitaminash dhe mineralesh të quajtur Indole 3 Carbimol (I3C), ndihmojnë që trupi të eliminojë estrogjenin e tepërt.

Mund të zgjidhni t’i konsumoni në çdo vakt të ditës dhe në çdo mënyrë duke filluar që nga brokoli, të gjitha llojet e lakrave apo lulelakrave.

Frutat me pak sheqer

Sheqeri është një nxitës për çlirimin e hormoneve të tepërta, ndaj mundohuni ta evitoni sa më shumë. Kjo vlen edhe për frutat për këtë arsye rekomandohen ato me pak sheqer, siç janë frutat e pyllit.

Boronicat në veçanti ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në rregullimin e hormoneve. Antioksidantët që këto fruta përmbajnë janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi dhe mbajtja e tyre të shëndetshme.

Arrat
Një burim i mirë acidesh yndyrore, omega 3 dhe polifenolesh, enzima të cilat ndihmojnë trupin në shumë drejtime. Ndër to edhe në balancimin e mirë të hormoneve dhe radikaleve të lira duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare.

Lexo edhe :  Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Omega 3, ndihmon trurin dhe shëndetin e të gjithë organizmit të qëndrojnë në vlerat e tyre optimale.

Turmeriku

Edhe ky pluhur i artë më origjinë nga India e largët mund të jetë një shpëtim për hormone tuaja. Mjafton të hidhni pak në gatime, në qumësht apo ëmbëlsira për të përfituar nga vetitë e këtij pluhuri të mbushur me antioksidantë.

Orizi
Orizi, bajamet apo qumështi i arrës së kokosit mund të jenë mrekullibërëse për rregullimin e hormoneve. Kjo sepse janë të tre të pasur me Vitaminë D, një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një organizmin të shëndetshëm.

Të fundit

Vendimi i Apelit për Berishën, reagon deputeti i PD

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit për kryedemokratin Sali Berisha. Përmes një postimi...

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj qe do të rrisin menjeherë energjine

Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar mirë dhe konsumuar mjaftueshëm ujë? Dieta juaj mund të jetë një ndër shkaqet e...

Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias,...

“Është shtatzënë” -Don Xhon flet për herë të parë për marredhënien me modelen ruse

Reperi i njohur Don Xhon ka folur për marrëdhënien me ish-partneren e tij, modelen ruse Ariana Lirey. Ai është shprehur se lidhja e tyre ka qenë shumë...

Aksident i rëndë, dyshohet per dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Nga përplasja e dy makinave dyshohet për dy viktima, xhaxha e nip./K.K

Lajme të tjera

Web TV