Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e 20 milionë eurove pasuri të Ndue Gjergjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij me vlerë 20 milionë euro

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.2702, viti 2018 dhe më pas procedimi pasuror nr 03 nga ana e Seksionit per Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është grumbulluar informacion për një rast të dyshimtë për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” për shtetasin N. Gj.

Ky shtetas, është pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.GJ., dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e paluajtshme t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale të shtetasit N.Gj. Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.

Të fundit

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Tabaku për median gjermane: Integrimi nis me proceset demokratike!

Në një moment vendimtar kur Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka hapur disa prej grupkapitujve të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian, deputetja e...

‘M’u ka duk si serbi në Kosovë’, banori i Thethit: Thërrasim edhe diasporën në protesta

Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke...

Lajme të tjera

Web TV