NBA legalizon marijuanën, Durant: “Më pëlqen bima, të gjithë basketbollistët e tymosin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NBA “legalizon” marijuanën, duke e hequr nga lista e substancave të ndaluara për lojtarët e saj. Vendimi i marrë që në prill është ratifikuar këtë korrik. Nuk do të ketë më kontrolle, gjoba apo pezullime për lojtarët që e përdorin. Në një ligë me lojtarë si asnjë tjetër në botë, në të cilën kanë pushtet të jashtëzakonshëm në krahasim me kampionatet e tjera nuk surprizon fakti që ka qenë pikërisht një kampion ai që bindi komisionerin Silver të ndërmarrë këtë hap.

Ai që surprizon është emri i lojtarit, ndoshta nuk do ta besoni por bëhet fjalë për Kevin Durant. Është transformuar papritur në një avokat për çështjen duke thënë edhe fjalën e fundit, si dhe verdiktin në favorin e tij. Durant nuk bën lojëra fjalësh dhe tregon se e ka patur të lehtë të bindë drejtuesit, pasi kishte shijuar cilësinë e marijuanës si konsumator teksa u shpreh për rrjetin CNBC në Los Angeles; “Nuk është se isha pionieri i kësaj fushate, edhe pse më pëlqen bima, gjithçka këtu”.

Dhe duke qenë se në NBA lojtarët kanë shumë liri dhe pak detyrime, Durant gjeti kurajon për të bërë lëvizjen e parë dhe të telefononte Komisionerin Silver për ta provuar, duke realizuar misionin.

“Çfarë i thashë për ta bindur? Epo kur u takuam më nuhati erën, nuk kishte shumë nevojë për fjalë pasi u kuptua gjithçka. Për të qenë të sinqertë në NBA e bëjnë të gjithë, tani është bërë si vera”.

Vendimi i Silver gjithsesi është i diskutueshëm. Ai do të përfshihet në kontratën e punës që hyn në fuqi këtë muaj dhe është e vlefshme për 7 vjet. Deri më tani kush kapej me marijuanën fillimisht i nënshtrohej trajtimit, herën e dytë merrte një gjobë prej 25 mijë dollarësh, ndërsa herën e tretë dënimi bëhej më i ashpër, 5 ndeshje pezullim.

Lexo edhe :  Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Gjithsesi praktikisht në NBA kishin hequr kontrollet që nga 2021, dhe shpjegimi i Durant është i thjeshtë.

“Gjërat kanë ndryshuar në Amerikë dhe në botë. Përdorimi i marijuanës nuk stigmatizohet publikisht si në të kaluarën. Nuk ka asnjë efekt negativ dhe në sensin pragmatist NBA ka vendosur të përqëndrojë forcat e saj për të diktuar dhe luftuar përdorimin mes lojtarëve të saj të substancave më të dëmshme si kokaina apo hormonet e rritjes, doping që influencon në paraqitjet dhe rezultatet e sportistëve, ndaj vendosën të “zhdoganojnë” marijuanën”.

Të fundit

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

“Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në lidhje me faktorin shqiptar. Ai e...

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi...

Lajme të tjera

Web TV