Juristi plas ‘bombën’: Ja kush janë dy politikanët që do u pritet “koka” nga SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar se shumë politikanë shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe kriminale pritet të shpallen “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Gjatë një prononcimi për mediat, e teksa komentoi mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, zoti Spahiu zbuloi se pse kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në strukturën e partisë. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, ai deklaroi se dy arsyet, sipas tij, janë hetimet nga SPAK dhe paralajmërimi se zyrtarë të PS do shpallen “non grata” në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Madje juristi paralajmëroi edhe telashe për ish-sekretarin ë Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili sipas tij, do të ketë telashe me SPAK. “Arsyet janë dy, e para është faktori amerikan, që lidhet drejtpërdrejt me një investigim për në tender në unazën e Tiranës dhe e dyta përfshirja në disa dosje hetimore të Tiranës.

Tashmë është krijuar praktika se kur Rama të largon, SPAK-u bëhet gati dhe të kafshon. Se deri ku do arrijë kafshimi i SPAK për Gjiknurin dhe për njerëz të tjerë që pritet të ndryshojnë në qeveri deri në shtator.

Nuk është mirë të spekulojmë por një gjë dihet, ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë se do ketë persona të tjerë që do të shpallen “non grata” nga Britania e Madhe dhe këta nuk do jenë nga opozita. Gjithashtu shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në listën e zezë të shpalljes “non grata” edhe zyrtarë të tjerë nga Shqipëria”, deklaroi ai.

I pyetur se a e lëshoi Rama Gjiknurin, zoti Spahiu theksoi se kryeministri u detyrua. “Mendoj se e detyruan që ta largojë.

Unë them se ka dy terma për largimet e Ramës, demokratët preferojnë ta thonë që Rama të lëshon, ndërsa socialistët e quajnë standard. Gjiknuri ishte i fundit nga kupola e rilindëseve që e rrethonin Ramën në 2013 kur ai erdhi në pushtet, ose janë larguar, ose janë në burg”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  “Nuk jam larguar për “non-gratën”, Açka:Berisha nuk mund ta çojë më këtë parti në pushtet

Situata në PD dhe PS

Më tej juristi i njohur, Kreshnik Spahiu u ndal edhe tek situata brenda Partisë Demokratike, e cila tashmë është përçarë, si dhe brenda Partisë Socialiste, teksa theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë jashtë loje përmes partive të reja.

Sa i takon kryeministrit Edi Rama, zoti Spahiu theksoi se plasja e disa skandaleve brenda mazhorancës duhet që të provokonte një votëbesim të qeverisë në Parlament.

“Mendoj se është po i atyre përmasave sa ka në qenë piramidat paçka se nuk janë hapur depot me armët dhe të kemi konfrontim ushtarak mes popullit dhe qeverisë, mendoj se duhet moralisht në mos zgjedhje  të parakohshme Rama të shkonte në Parlament dhe të votëbesohej, kjo ishte detyrim i elektoratit socialist, përfshirë edhe historinë e Gjicit që zbuloi një fenomen që është bërë  i zakonshëm në zyrat e shtetit që janë motele të marrëdhënieve seksuale.

Unë them se do zhvillohen edhe zgjedhjet e Kukësit dhe do testojnë dhe veriun dhe jugun dhe çështjen e emigrantëve, në Rrogozhinë që kishte një numër të lartë votash që kishin votuar PS.

Nga ana tjetër, them se opozita aktuale do kishin momentin e artë për të marr maksimumin e votave me këto skandale që ndodhën. Unë them se do dalin disa parti të reja që do ta lënë në hije Berishën dhe Bashën sepse njerëzit do përpiqen që të përqafojnë një frymë të re.

Të fundit

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe me pjesëmarrje të ulët. Ai theksoi...

“Mbi 200 punonjës”, ja njerëzit që Trump ka shkarkuar që nga marrja e detyrës

Presidenti Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë teksa ka hequr tashmë më shumë se 200 punonjës. Një sasi e caktuar qarkullimi është tipike...

Lajme të tjera

Web TV