Hëna e plotë në Ujor: Ndikimi në shenjën tënde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1 gusht të këtij viti, do të ndodhë Hëna e re në Ujor dhe do të ndriçohet edhe nga Dielli në Luan. Sigurisht, kjo ngjarje qiellore do të ndikojë në jetën tënde, ndaj gjej shenjën dhe mëso se ç’do të ndodhë.

Dashi

I dashur Dash, si kontribuojnë njerëzit që të rrethojnë në rritjen tënde personale? Është shumë normale ta pyesësh veten nëse ke njerëzit e duhur në jetë, që të ndihmojnë të realizosh ëndrrat e tua dhe të përmirësohesh.

Demi

Askush nuk do të marrë lajme të këqija. Jo vetëm këtë periudhë, por gjatë gjithë vitit të ardhshëm, ti do të besosh në intuitën tënde. Është e mira të mos neglizhosh karrierën, shtëpinë dhe familjen.

Binjakët

Ndonjëherë, faktet janë shumë të rëndësishme që ta çlirosh veten nga faji. Gjithsesi, nuk është asnjëherë e parashikueshme mënyra e reagimit dhe rrugëtimi ku mund të të çojnë ndjesitë e tua. Çlirohu nga pengjet dhe besoji procesit.

Gaforrja

Ke shkuar shumë larg dhe është momenti të përqafosh vlerat e tua. Emocionet gjatë kësaj periudhe do të jenë të forta dhe të ndërlikuara, ndaj lejoje veten t’i ndjesh të gjitha, ama, mos i lër të të ndikojnë. Gjej balancën e brendshme dhe mendo me një tru të kthjellët.

Luani

Luan, beso në vetvete. Kjo Hënë e plotë të shtrëngon pak rripin dhe të bën të logjikosh më ashpër. Do të interesohesh për mendimet e të tjerëve dhe do të mërzitesh nga idetë e tua. Ndaje faktin nga imagjinata!

Virgjëresha

Merr kohën tënde për t’u larguar nga situatat stresuese. Planifiko një buxhet për pushimet, kujdesin ndaj vetes dhe për të investuar në të ardhmen tënde. Pasi t’i bësh të gjitha këto, do të jesh shumë më e qetë për të gjitha situatat me të cilat do të përballesh.

Lexo edhe :  Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Peshorja

Është koha që të mos luash më vërdallë, por të përqendrohesh te qëllimet e tua. Mos harro: Të ndjekësh ëndrrat mund të jetë shumë argëtuese, ndaj mos e lër veten në baltë. Shkëputu nga zakonet e vjetra dhe bëj më të mirën për veten.

Akrepi

Mos ke harruar të dalësh jashtë, të pish një gotë, të marrësh ajër të pastër? Je totalisht i përqendruar në karrierë, por ndoshta duhet të dalësh pak nga shtëpia, nga zona jote e rehatisë dhe të socializohesh dhe krijosh lidhje me njerëz të tjerë.

Shigjetari

Kjo periudhë të rikthen te librat e preferuar, te faqet që të kanë dhënë aq gëzim dhe trishtim. Mëso, lexo, edukohu më shumë, për t’u bërë personi që ke ëndërruar të jesh.

Bricjapi

Për të 100-tën herë, kërko ndihmë kur të duhet! Disa njerëz do të duan të të ndihmojnë, mjafton një fjalë nga ana jote! Kujtohu që jo çdo gjë mund ta bësh vetë, përkundrazi, puna në grup, shpesh, është më produktive.

Ujori

Ujor, dëshira për të ndihmuar të tjerët do të të çojë shumë më larg se fiksimi që ke me perfeksionin dhe veten. Është momenti perfekt për të investuar te miqtë dhe për të pasur më shumë besim te vetja dhe ata që të rrethojnë. Të tjerët mund të të ndihmojnë të shkëlqesh!

Peshqit

Merr kohën tënde që të udhëtosh dhe të bësh gjërat që do të bësh, ama, mos u shkëput nga realiteti. Është e vërtetë që imagjinata është më e bukur se realiteti, por ndoshta nuk të shërben aq shumë sa të qëndrosh prezent në të tashmen.

Të fundit

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

Lajme të tjera

Web TV