Rama merr garancinë e Erdogan: Po u ‘përmbys’ bota, ushqimet dhe ilaçet do vijnë nga Turqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka marrë garancinë e Turqisë për ndihma ushqimore dhe spitalore në rast të një krize të thellë globale për shkak të koronavirusit. Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Rama tha se është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, të cilit i ka dërguar një listë me kërkesa.

“Edhe nëse ndodh që të ‘përmbyset’ bota, atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet ta kemi të garantuar për një plan C, duhet që ta kemi të garantuar dhe e kemi të garantuar me Turqinë”, tha kryeministri.

Rama theksoi se është në kominikim me Turqinë që prej dy javësh që vendi të mos gjendet i papërgatitur.

Ndërkohë, sa i përket ndihmave të mundshme nga Kina, e cila u përball e para me koronavirusin, Rama tha se Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë i është drejtuar autoriteteve kineze, “por duhet patur parasysh se Kinës sot i kërkon ndihmë i gjithë planeti”.

Të fundit

“Të vërtetat që thuhen nga kabina telefonike e 313-tës”/ Blushi ankohet sërish për Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje...

Vapë ekstreme në Iran! Temperaturat shkojnë mbi 52°C, qeveria në mungesë uji

Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizimin e menjëhershëm të konsumit të ujit për shkak të valëve ekstreme të të nxehtit dhe një krize...

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se...

‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid...

“Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve...

Lajme të tjera

Web TV